Home KRYESORE Rita Ora do te shoqëroje Princin Charles në Kosovë?

Rita Ora do te shoqëroje Princin Charles në Kosovë?

 Dy ditë më parë Princi Charles kishte publikuar një fotografi në Twitter ku shihet teksa takohet me këngëtaren Rita Ora. “Rita Ora i uron hirësisë së tij mbretërore një udhëtim të sigurt në Kosovë gjatë takimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fondacionit Mbretëror ‘Prince’s Trust’”, kishte shkruar Charles në llogarinë e tij në Twitter. Një fotografi të tillë e kishte postuar edhe këngëtarja kosovare që muaj më parë nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga ishte shpallur ambasadore nderi e Kosovës.

“Çfarë nderi i madh kur flet me Princin e Uellsit rrreth vendit tim të bukur, Kosovën. Krenare”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. Por asnjëri prej tyre nuk e kanë treguar faktin se të dytë do të udhëtojnë së bashku në Kosovë. Rita Ora do ta shoqërojë Princ Charles dhe dukeshën Cornëall në vizitën e tyre në Kosovë që do të nisë me 18 mars, në kuadër të vizitës ballkanike të oborrit Mbretëror në Ballkan, raporton portali “Insajderi” qe i referohet nje burimi nga Presidenca e Kosovës.

Share: