Home I pakategorizuar Andrea Stefani, FT: “Shqipëria shtet i varfer kryesisht mysliman”…

Andrea Stefani, FT: “Shqipëria shtet i varfer kryesisht mysliman”…

Ne nje artikull te Financial Times (FT) mbi marrjen e rekomandimit per statusin kandidat me beri pershtypje fakti qe Republika e Shqiperise cilesohet si “shtet i varfer kryesisht mysliman”. Qe jemi te varfer i dime po “kryesisht mysliman” nuk ka asnje kuptim. E dime qe mbi 50% e shtetasve i perkasin besimit mysliman por kjo nuk e ben shtetin kryesisht mysliman. Sepse shteti (Republika e Shqiperise ne rastin konkret) eshte asnjanjes ne çeshtjet e besimit. Keshtu shkruhet ne Kushtetute ku shtohet edhe se shteti njeh barazine e besimeve fetare. Atehere si, edhe baraz edhe kryesisht?! Po pranuam qe eshte kryesisht keshtu e ashtu, duhet te pranojme qe eshte edhe jo kryesisht keshtu e ashtu. Me tingellon absurde. Sepse shteti nuk eshte centaur.

Pra Republika e Shqiperise, si organizim politik, nuk eshte as myslimane, as i krishtere. Nuk ka natyre fetare. Ajo promovon bashkejetesen fetare dhe kaq! Kualifikime te tilla, si ky i fundit ne artikullin e FT ushqejne paragjykime jashte Shqiperise ndersa brenda saj, diferencimin dhe divizionizmin.

Ca kohe me pare kryeministri britanik Kamerun, u kritikua nga 50 emra te shquar, perfshire Nobeliste, se po promovonte perçarjen ne Britani sepse ne fjalime publike e kish keqperkufizuar Britanine si “vend kristian”. Dhe i kujtonin Kamerunit se Britania eshte formesuar edhe nga forca para-krisitiane, jo-kristiane dhe pas kristiane.

Share: