Home I pakategorizuar Kriza, pritet valë refugjatësh sirianë në Shqipëri

Kriza, pritet valë refugjatësh sirianë në Shqipëri

0

Dimri i ftohtë dhe temperaturat e ulta mund t’i detyrojnë emigrantët që të ndjekin një rrugë tjetër për të mbërritur në Europën Perëndimore.

Në këtë itinerar mund të përfshihet edhe Shqipëria.

“Për shkak të motit të ftohtë , emigrantët pritet për ndërmarrin lëvizjen e tyre përmes  një trajektore më nga jugu,  më të ngrohtë, përmes Shqipërisë në gadishullin Prevlaka në bregdetin jugor të Kroacisë”shkruan Euronews.

Kroacia ka nisur të instalojë aparatura që do të shërbejnë për ngrohje në kampet tranzite që ndodhen në Opatovac, ndërkohë që pritet të merren masa edhe nga vendet e tjera.

Temperaturat më të ftohta janë regjistruar në Hungari, vend në të cilin termometri ka treguar shifra më të ulta se 18 gradë celcius. Në këto kushte, emigrantët do të hasin jo pak vështirësi gjatë udhëtimit të tyre.

Për këto arsye mendohet të jenë përshpejtuar procedurat e kalimit të azil kërkuesve në kufirin kroato-hungarez. Refugjatët po transportohet nëpërmjet autobuseve dhe trenave.

Ndërkohë, për shkak të temperaturave, shumë vullnetarë po ndihmojnë me veshje të thata emigrantët që shkelin në Europë përmes brigjeve të Greqisë.

Dimri pritet të ulë edhe numrin e refugjatëve që lundrojnë drejt kontinentit të vjetër për shkak të erërave të forta dhe rrymave detare.

Share: