Home KRYESORE Ah, moj violinë…

Ah, moj violinë…

Nga Odise Plaku

Me piskamë qan një violinë këtë natë
Në zaje zbret, lumit të shuajë brengë
Si një shtojzovalle me të bardha veshur
Shpirtin e nxirë dot hënës nuk ia fsheh.
Këmbët nëpër shteg i merr me arrati
Dridhen telat, dridhen, dhe shpirti me oiii.
Ah, moj violinë ti brengën pse se lë
Dridhe zemrën tënd, ndiz një ditë të re.
Shtyje thellë në lumë brengën që ti ke
Ndize këtë natë, ndize me hare .
Ah, moj violinë shpirtin ku ma ke
Dridhe trupin tënd na rrëmbe dhe ne.

Share: