Home KRYESORE Askush nuk shkruan për djalin nga Italia qe beri cfare shteti ka...

Askush nuk shkruan për djalin nga Italia qe beri cfare shteti ka për detyre…!

Ai është 27 vjeç dhe jeton e punon në Itali ku nuk flitet per shtet ligjor, por per shtetin e sedrejtes. Bujar Nikolli është nga Rubiku, dhe mori përsipër të shlyente detyrimet që kishte një grua 99 vjeçe ndaj OSHEE-së, ndërmarrje shtetërore. Nikolli i pagoi të gjitha detyrimet, bashkë me kamat-vonesat, ndërsa i ka bërë me dije shtetit shqiptar se do t`i paguajë ai energjinë për gjithë jetën e gruas së moshuar, emri i të cilës nuk rezulton as në regjistrin kombëtar te këtij shteti te fuqishem.

Bajron Nikolli, jeton në Bergamo ku shteti merr persiper te garantoje disa te drejta themelore ndaj qytetarit, siç është e drejta për shëndet publik, arsim, dhe minimumin jetik qe ne Shqipëri nuk e dimë se cili është ai! Ai u sensibilizua ne Itali ku termi Shtet Ligjor nuk perdoret qe nga koha e Musolinit dhe nga atje u krejt natyrisht u  sensibilizuar nga një kronikë televizive e një medie lokale. Aty ai dëgjoi se në Fang të Rubikut, një të moshuare të vetmuar, shteti i kishte prerë energjinë se nuk e kishte paguar. Ai nuk e merrte dot me mend se si një gruaje në atë moshë, drejtuesit lokalë shtetëror të mos japin ndihmë.

Po te tjerët ne c’bejme ne Mass-media?! Shkruajmë te gjithë  lajme tpa fund për kalimin e kryeministrit nga zyra e tij tek ajo e kryetarit parlamentit, te kryetarit te opozitës nga Tirana ne Holande dhe Bruksel, dhe lajmin e këtij djaloshi shqiptar te italianizuar ne mënyre civile ashtu siç duhet te ishim te gjitha, vetëm pak nga ne e emetojnë, publikojmë apo interpretojmë!

Share: