Home KRYESORE Atje…

Atje…

Nga Përparim Kabo

Shiu i hollë binte duke kënduar
Aroma e ullinjëve ishte mbi lëkurët
tona fajtore
Zëra mëkatarë takoja në ajër si
zogjtë e largët
Mes udhës së verbërisë hyra në trupin
e dëshirës
Duke lexuar mesazhe të fshehura
të mëkatit të parë
mbi valët e bardha Afërdita më shfaqet
Me zogjtë e bardhe griste në fjolla
dëshirën e fundit…
Ajrin e ngrohtë të frymës që vishte me mjegull
fjalë të pasme të thëna nën gulçin
e detit brenda meje
Nga malet e largët lëshuar retë maroke
sillnin shiun
Shiun e hollë të pafuqisë që lodronte
Bashkë me buzët e buta të kohëve
e ndjej se si gjithësia vet-matet
me hapësirat jetime
Si vela e fundit e sezonit nisem për askund
në detet e të panjohurës me
timonin në duar
të një buzëqeshje fëmijërore
Ikje pa kthim…
Një këngë më vjen pas, të sëmurë,
plotësisht të sëmurë nga dashuria..!!!
janë fjalët që mbeten… nën
shiun e hollë

13 tetor 2015 PK

Share: