Home KRYESORE Beogradi nen ujë me 3,1 miliard euro nga Emiratet Arabe! Po tek...

Beogradi nen ujë me 3,1 miliard euro nga Emiratet Arabe! Po tek ne…?

Nga Leonard Hoxholli

Tek ne xhami, tek ata një qytet te ri… Si ka mundësi qe nuk jemi te zote te bindim as ARABET për te investuar ne Shqipëri… Shumica e investimeve arabe ne vendin tone janë projekte fetare ku i vetmi interes është ai i influencës dhe ideologjisë fetare. Ndërkohe ne vendet pranë nesh, arabet e jo vetëm, investojnë projekte madhore me rendësi ekonomike, natyrore apo strategjike. Bota ndryshon shpejt dhe investimet e mëdha marrin drejtime qe ne te kaluarën as nuk do ishin marre ne konsiderate.

E ja qe vjen dhe lajmi se një projekt madhor prej 3,1 miliard euro nga ana e Emirateve Arabe…Nje projekt me emrin “Beogradi nen uj딝 qe do shtrihet ne një sipërfaqe prej 90 hektarësh. Praktikisht investimet tejkalojnë 3 here rrugën e kombit… Objektivi qe kane serbet është ai i rivlerësimit te kryeqytetit. Buze lumit do te ndertojne shkolla, qendra kulturore, pallate rezidenciale, hotele, dyqane luksi dhe mbi 242.000 metra katrore PARQE… Duan te ndertojne nje kryeqytet ne linje me kryeqytetet e tjera te Evropës perëndimore.

Siç thotë dhe kryeministri i tyre Vuçiç: “Ne fund te 2016 qytetaret e Beogradit do mund te admirojnë hapësira përreth, parqet, kafenetë e restorantet. Fale “Air Serbia” do bejme çmos për te zmadhuar trafikun ajror, për te krijuar vende te reja pune e për te përmirësuar jetën e serbeve.”

Po tekne? Po ne…?

Ne rrezikojme te kthehemi ne një barcalete…. Sot ne shtypin e shkruar ishte lajmi se kinezet kane ndaluar punimet për rrugën e Arbrit sepse kerkojne me shume para… Ndërsa persa i perket investitoreve te huaj? Shyqyr qe na ka ngelur tek tuk ndonjë italian nga Italia e jugut qe te vije te na ndihmoje te hapim ndonjë Call Center, ndonjë dyqan mode apo fabrike kepucesh (kjo ka kohe qe ndodh me…)… Ndërsa kompanitë e tjera te mëdha vijnë vetëm për te shfrytëzuar e jo për te marre e dhëne, siç e do norma ne kapitalizëm….

Eshte e kote te përmendim minierat e Bulqizës, fabrikat e Elbasanit, puset e naftës ne jug e te tjera e te tjera qe ne vend na i kane marre te huajt e vetëm i shfrytëzojnë e nuk investojnë ,,, Tek ne te vetmit investitorë te huaj janë ose mafjoze ose ata qe vijnë me idenë se Afrika është larg, ndërsa Shqipëria është afër  për tu shfrytëzuar…

E i them këto jo për smire ndaj fqinjëve, por për inat ndaj vetes, ndaj kapaciteteve te vendit qe po shqyhet gjithmonë e me shume nga hienat…Ndërsa ne, pak rendësi ka çbehet rreth e rrotull, shi te bije, fundi i botes te behet…na mjafton një tavoline, ca birra, ca shoke dhe jemi gati për ndeshjen e radhës…

Share: