Home KRYESORE E shpallin te pafajshëm se nuk ka justifikuar 30.000 euro…

E shpallin te pafajshëm se nuk ka justifikuar 30.000 euro…

E shpallin te pafajshëm se nuk ka justifikuar 30.000 euro… shume mire e kane bere! Burime te rubrikës “Thashetheme” thonë se vendimi i gjyqtarit Bedri Qori i cili mbylli një proces tete seancash kundër gjyqtarit te Kavajes Osman Aliu për 41 transferime parash jashtë shtetit dhe mos justifikimin e 30.000 eurove,  është krejt i drejte. Kjo sigurisht, përderisa 41 transferime për 30.000 euro janë ne raport te zhdrejte me njëra tjetrën.

Te njëjtat “burime” thonë se “me rregull treshi” shifra rezulton te jete vetëm pjesa e dukshme e një ajsbergu dimensionet e te cilit duhet te jene shume modeste ne raport me pasuritë qe fshihen jo vetëm te aktoret e tjerë te Drejtësisë, por edhe te Politikes e fushave te tjera publike.

Si mendoni ju, kush janë pronaret e vilave me te shtrenjta ne Gjirin e Lalzit, Golem, apo ne te gjithë Jugun e Shqipërisë? Sigurisht qe janë fshataret vendas dhe askush nga këta qe përfliten vazhdimisht… Po llogari ne Banka jashte shtetit kush i ka? sigurisht fshataret e varfer te atyre territoreve…

Share: