Home KRYESORE Intervista me Alida Hiskun: Si përdhunoheshim ne Kaush…

Intervista me Alida Hiskun: Si përdhunoheshim ne Kaush…

Po publikojmë pjesën e intervistës dhëne për shqiptarja.com nga kengetarja Alida Hisku ku flet për përdhunimet qe ndodhnin gjate diktaturës. Ajo e ka mohuar cfare u publikua tashme edhe me zërin origjinal te saj nga Report Tv…nuk dihen akoma arsyet pse kengetarja ka mohuar vetveten…

Si ju bënin gjilpëra, ç’qenë këto gjilpëra?

-Po. Po. Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë.

Prokurorët vetë, e tmerrshme….
-Pse e tmerrshme. Sa vite je gazetare, s’i ke dëgjuar këto…..

Unë kam dëgjuar e publikuar shumë raste, por ju më thatë përshtypjen se nuk raste, por ishte masive. Të gjitha i përdhunonin?
-Po. Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen po të mos përdhunonin.

Jam ende e tronditur. Edhe ti i ke kaluar këto tortura, edhe ty të ka ndodhur?
-Askush nuk shpëtonte.

I mban mend ata që përdhunonin?
-Si t’i merrje vesh, Të hidhnin një batanije ne kokë dhe te hiqnin…

Aty në kaush?

-Po, po, aty në kaush. Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të qes emra.
Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg m’u bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim.

Dhe pastaj më futën në arrest shtëpie. Ndërhynë dajat, se daja im ka qenë shpikësi i parë i grafikës së lekut shqiptar, që prodhohej në tunelet e Malit të Dajtit. Më ka shpëtuar daja im nga burgu.

Daja im ishte Sadik Dinga, që ka bërë kopjen e kartëmonedhës shqiptare. Në atë kohë thuhej se kartëmonedha shtypej në Kinë, por bëhej këtu në Dajt. Mbahej sekret që mos të bëheshin grabitje.

I ke futur përdhunimet e grave në libër?
-Kam futur vetëm pjesën time, jo të grave të tjera. Mjafton tregimi nëpërmjet historisë sime personale për të folur në emër të gjitha grave….

Po nga këta njerëzit e sigurimit mund të dalë ndonjë emër nga goja jote?
-Asnjë. Por u bëjë thirrje të gjithëve atyre që kanë abuzuar në njerëz dhe kanë bërë veprime të tilla të bëjnë spastrimin e vetes së tyre, të dënohen nga vetja e vet. Të mos shkojnë në atë botë me ferrin e tyre në shpirt….

Intervista e plote te Gazeta Shqiptarja.com

Share: