Home KRYESORE Kosova duhet te ndertoje shtetin ligjor dhe jo fisnor…

Kosova duhet te ndertoje shtetin ligjor dhe jo fisnor…

Nga Lis Bukuroca

Kur Kosova të aprovojë në ligj se shteti sekuestron pasurinë, që nuk i njihet burimi. Kur Kosova të marrë seriozisht doktoraturat dhe të zëvendësojë plagjiatorët me profesorë të vërtetë. Kur Kosova të arrestojë gjykatësitë dhe prokurorët që sillen si kadi.

Kur Kosova t’i riedukojë apo arrestojë mantelbardhët fytyrëzi, që pasurohen me dhembjet e qytetarit, atëherë dhe vetëm atëherë mund të thuhet se Kosova po ndërton ardhmërinë, shtetin ligjor, e jo fisnor.

Tani për tani po shtiremi se po bëjmë shtet. Shtet me ligje që nuk obligojnë njeri. Tani për tani është improvizim tragji-komik i shtetit.

Sikur të kishim respektuar ligjet e Kosovës më shumë se të Jugosllavisë apo sa të Jugosllavisë së paku. Sikur ta kishim vjedhur Kosovën së paku si në kohën e Fadil Hoxhës. Sikur gjyqtarët të ishin së paku po aq të korruptuar sa ata në kohën e Ali Shukrisë. Sikur mjekët të mos kishin vjedhur më shumë se në kohën e Sinan Hasanit, atëherë, vetëm atëherë do të kishim pasur arsye të themi: lum ne për politikanët tanë.

Mirëpo jo, nuk kemi atë fat. Në shumë sfera po e dëmtojmë ardhmërinë e Kosovës me duart tona, siç do ta kishte bërë edhe një armik. Një njeri që adhuron Kosovën, nuk toleron as vjedhje të parasë publike, as gjykatës të korruptuar, as profesorë me doktoratura të blera (këtu rrënohet ardhmëria), e as veterinarë të njerëzve.

Share: