Home KRYESORE Lajmi ne një model te ri te “Maçokut te Zi”…

Lajmi ne një model te ri te “Maçokut te Zi”…

Gazetari Sokol Shameti ne blogun tij “Macoku i Zi” ka ndërtuar një stil sarkastik te te shkruarit me “spec vërtete djegës” ajo ironizon tashme me lajme te cilat pavarësisht se nuk thonë asgjë te re, emetohen ne pafundësi duke lodhur lexuesin, shikuesin apo dëgjuesin. Shameti me stilin e tij emeton dhe lajmet e munguara, apo ato qe duhet te kishin ndodhur për te sjelle me shume demokraci funksionale apo ekonomi prosperuese. Mjafton te lexoni te shkruarin e tij dhe do mësoni se cili nga lajmet e ditës duhet ndjekur dhe cili jo, apo se cfare duhet te kishte ndodhur, por qe për fat keq ndodh vetëm ne “lajmet” e Sokol Shametit dhe ironia e tij fine!

“Lajmi i fundit qe emeton dhe interpreton Shameti është ky:

“Rama bën vizitë surprizë në PS

Në një lëvizje të papritur që shokoi stafin e Partisë Socialiste dhe shtangu gjithë kombin, kryetari i PS-së Edi Rama vizitoi selinë rozë ditën e sotme.

Rama, i cili udhëtoi në bordin e një jaguari të zi nga selia e Kryeministrisë, u përshëndet me disa socialistë të papunë në pjesën e jashtme të selisë dhe u shoqërua me shpejtësi drejt hyrjes së pasme të godinës. I veshur me një kostum special të përbërë nga një xhaketë me kravatë, që shërben për të ngritur moralin dhe për të demonstruar mbështetje për burrat dhe gratë që militojnë në parti, Edi Rama hyri në sallën e mbledhjeve të katit të dytë rreth orës 09.20 minuta të paradites dhe iu drejtua një turme entuziaste anëtarësh të stafit….”

Shkrimin e plote munda te lexoni duke klikuar te “Maçoku i ZI”

Share: