Home KRYESORE Ligji kinez ndalon dashnoret…Shqiptaret martohen me to…

Ligji kinez ndalon dashnoret…Shqiptaret martohen me to…

Nga Luan Kurti

Mirëmëngjes kush nuk është çuar akoma nga gjumi, mirëdita për ata që pinë kafe dhe luten për mbarësi dhe fat, dhe përshendetje për ata që nuk “e qethin” dhe i marrin gjërat me sportivitet. Kinezët paskan miratuar ligjin që ju ndalon funksionarëve të lartë publik të mbajnë dashnore. Pikë e zezë! Kjo paska ndodhur menjëherë sa morën vesh se dikush në Shqipëri paska akuzuar kolegët se “dashnoret i morën për gra”. Nga frika se edhe sivëllezërit kinez do marrin shembullin…e keq dhe u dhje Kina, megjithë mësimet e shokut Mao. Nuk mund ta kthejnë sallën e kuvendit në maternitet. Për më tepër kur atje me ligj lejohet vetëm një fëmijë. Pse përfaqësusesit e popullit të kenë dy, tre apo më shumë? Pastaj kinezët qitjet i kanë allasojshe, pjellin nga pesë dhe gjashtë me një të shtime. Por bëhet e ditur se autorët shqiptarë të këtij disertacioni shkencor do akuzojnë kolegët kinezë për plagjiaturë dhe do ju kërkojnë dëmshpërblim në miliona juan. Ose kinezët mund ta shlyejnë në natyrë detyrimin, duke vazhduar punimet e lëna përgjysmë të Rrugës së Arbrit. Përfitimi nga këto ide brilante është disafish më i madh sesa mbjellja e propozuar dikur e harrorëve… Tung shqipe!

Share: