Home KRYESORE LULEBORA RRJEDH NË KRISTALIERË

LULEBORA RRJEDH NË KRISTALIERË

Entela kasi

Lulebora serviret si kërpudha
me pak fije bari
Në një kristalierë me luspa peshku.
Si syte e tij janë kapakët e librit
Fjalët janë korale, bimë.
Si c’do lule në kopështin e Edenit pa mëkat
Koha si algjet rrudh
Sepse nata vrapon me pikëllim
(Vetmohemi yjesh, qiejsh)
Nga fjalët e drejtpërdrejta
Qe s’kanë kuptim
Sepse në të njëjtën rrugë është njerëzimi
E ne humbim, e na gjen zbulesa
Si peshq të kuq.
(Harro ujin dhe vdis!)
Nga shpërbërja e molekulës
Dy hidrogjen
një oksigjen
Oksigjen uji thith me shqisën e caktuar
Me qetimdëshpërimin, mbytje…
Se ky kaos i instiktit
Për Ar e luftra
Betejash mbetejesh të ndotura
Për të vdekur mjafton!!!
Një oksigjen ajër
I pafund gjallesave të bukura
I krijesave peshk.
Lulebora rrjedh në kristalierë
Ku peshk i kuq prehet!
Ndaj nerëzit e darkës të së dielës
janë njerëz
As det,
As liqen,
A ujë që rrjedh.
Ndaj s’janë as ura
Corape najloni grash janë
Si rrjeta
A gladiola të kuqe…
Kostume shik të paprekshëm
Për koka grash koketa
Kurtizane të mjerrimit
Sikur të rëshkiste gjyshja nga larg
me kokën si luleborë dimri
Buzëliqeni do i’a niste këngës
Për peshkatarin
E do i rrëfente dhisë
Brirët e njerëzve!

Share: