Home KRYESORE Mjekja Anika N. Dokle bie dakord me Nard Ndoken…

Mjekja Anika N. Dokle bie dakord me Nard Ndoken…

0

Mjekja dhe pedagogia e njohur Anika Dokle e cila me integritetin e saj socio-politik ka krijuar një aset te rendësishem publik edhe pse akoma mas-media i referohet ende si vajza e deputetit Namik Dokle, tregoi edhe sot se ti dal përtej kufijve te ndërtuar me kujdes prej “fabrikave” politiko-mediatike te ndërtimit te opinioneve publike ne shoqëri. Ajo sot ne profilin e saj ne Facebook bie dakord me një qasje te deputeti demokristian Nard Ndoka duke shkuar qartazi kundër rrymës e cila pa kuptuar asgjë vetëm me qesh me cfare thotë deputeti Ndoka! Zonja Dokle thotë qartazi qe numrat e zonjave ne politike nuk vlejnë për gjë tjetër veçse për te ngritur kartonin dhe vulosur vullnetin politik te liderit mashkull! Dhe, ne fakt vetëm me pak rreshta zonja Dokle i ka dhëne zë me shume se te gjitha bashke zonjat deputete ne keto dy vite ne parlament dhe ne qeveri… Ja cfare shkruan zonja Dokle:

“Për here te pare mirëkuptoj Nard Ndoken.

Grate pa kontribut social-kulturor dhe politik, grate qe nuk i njeh as mëhalla e vet, nuk vlejnë për gjë tjetër, veçse për te ngritur kartonin.

Nuk prodhon asgjë pozitive angazhimi numerik i grave! Përkundrazi. Prodhon idenë e rreme te emancipimit dhe te drejtës për vendimmarrje, ne “kurthin” e se cilës bien dhe gratë me kontribut dhe vlera shoqërore. Dhe politika behet gjithnjë e me shume maskiliste dhe e forte!

Nuk mundet numri te jete me i forte se zëri!!”

Share:
Reklama juaj