Home KRYESORE Mos bën sikur nuk më njeh!

Mos bën sikur nuk më njeh!

0

Nga Ajla Hajdari

Më trembi macja mbi çati,

më drodhi zemrën në çast,

lëvizi bishtin disa herë

dhe ktheu kokën ngadalë.

 

U ngjit në mur e pandehur

sikur nuk e pa njeri,

u ul më dha një të buzëqeshur

sikur më njohu për çudi?!

 

Në të majtë lëshoi krahun

mbi te një lule i pashë

kur lulja u tund dhe ra mbi mua

diçka shkruante me laps…

 

Hodhi sytë e sajë të gjelbërt

më shikoi me ngulim

e në lule seç më shkroi

më bën vend mbi çati.

 

Mos u bë sikur nuk më njohe,

ti je engjulli im,

ti gjithë jetën më dhurove

dhe pushove në krahërorin tim.

Share: