Home KRYESORE Perdhunimi i Alides…

Perdhunimi i Alides…

Nga Ilir Mati

Kur denoncime te tilla si ky i Alidës behen publike, emri i perdhunuesit eshte i nevojshem dhe i domozdoshem per t’i çuar ata para nje trupi gjykues per gjykim te ndershem.
Por edhe kete rradhë denoncimi eshte pa emer, ashtu si jane pa emer edhe denoncimet e torturueseve neper burgje.
Keshtu vuajtet e Alides dhe gjithe te tjeteve (edhe te F Lubonjes, M Velos etj) na shkojne dëm. Denohet nje sistem qe nuk eshte më, ai sistem qe ndonese me ligj nalonte, del se i lejonte dhe i nxiste torturat dhe perdhunimet; ndërsa kriminelet janë ende gjallë mes nesh!
Stop denoncimeve spekulluese!
Njerez, kriminelet e djeshem dhe te sotem i shpetojne gjykimit te ndershem te krimeve te tyre!
Denonconi me emer ktiminelet dhe punoni per ti kerkuar ata e ti dergoni para gjyqit!
Edhe ti Alida!
Libri yt eshte nje deshmi, por denoncimi me emer i perdhunuesit tend eshte shoqerisht i nevojshem dhe i domozdoshem.
Ndryshe dalin gazetare dhe ja fusin kot si ne rastin e citimit te emrit te nje femre (FB) kur ti thua se ishte a ishin meshkuj.

Share: