Home KRYESORE Pikat e errëta te kontratës se Dializës për privatin…

Pikat e errëta te kontratës se Dializës për privatin…

f2-2
Nga Tritan Shehu
Ne lidhje me dhënien e shërbimit te dializës privatit nga Ministria e Shendetesise desheroj te theksoj se kemi te bejme me një “outsourcing”, jo koncesion, qe ne fakt është nder me te perdoreshmit ne lidhjen publik- privat për këtë fushe, i implementuar me sukses te ne qe prej rreth 9 vitesh.
PIKAT E ERRËTA te kësaj KONTRATE te fundit qendrojne ne termat konkrete te saj:
1- Ministria e Shendetesise ka dale nga rolet e saj politike-beres. Ajo merr role vendimmarrje e kontraktuese për 8 spitale, gjë qe është vetëm kompetence e atyre, duke dëmtuar decentralizimin.
2- Kontrata nenshkruhet nga Ministria me nje kompani te vetme private per 8 spitale, duke krijuar keshtu nje monopol te demshem.
3- Mareveshja eshte 10 vjecare, duke ngrire cmimin e larte te vendosur edhe per sot prej 82 E per materialet e konsumit per procedure, kur keto cmime jane vazhdimisht ne zbritje.
4- Pra shteti duhet t’i paguaje privatit ne 10 vite 86 M $, pa TVSh.
5- Investimet per qendrat e dializes jane te moderuara, sepse pajisjet i ipen pa pagese investitorit, nga kompania qe do te te shese me tej materialet e konsumit. Ne kete rast dhe ambjentet do te jene brenda institucioneve publike, pra te dhena nga shteti.
6-Ne lidhje me kompanine fituese “Evita”, ajo ne vet vete nuk ka ndonje aktivitet shendetesor dhe ne dukje as kapacitetet e nevojeshme.
Ne te vertete kam te dhena se mbas saj qendron nje institucion i rendesishem privat shendetesor, qe nuk eshte e qarte se perse nuk paraqitet me emrin e tij, gje qe do te ishte veprimi normal?
Share: