Home KRYESORE Plani Ahtisaarit mban lidhur Kosovën me Serbinë

Plani Ahtisaarit mban lidhur Kosovën me Serbinë

0

Nga Enis Sulstarova

Mbrojtësit e Zajednices po thonë se LVV nuk është e sinqerte ne kundërshtimin e marrëveshjes, sepse Zajednica është parashikuar ne Planin Ahtisari. Me mungese te plote te logjikes dhe te kujtesës se historisë se vone te Kosovës, ata padashur i japin argumentin me te forte LVV. Jo me kot lëvizja vetëquhet Vetëvendosje: ajo lindi si kundërshtare e parimit se pavarësia fitohet me negociata me pushtuesin dhe agresorin. Kundërshtia e saj ndaj Planit Ahtisari bazohej edhe ne parashikimin se ky plan i pavaresise ne fakt e mbante lidhur Kosovën me Serbinë, sic po dëshmohet fare mire sot. Gjithsesi, Zajednica realisht shkon përtej germës se Ahtisarit, sepse ka bere realitet atë qe Paketa Ahtisari e përmbante si fryme e potencial dhe qe LVV e denoncoi qysh me 2007.

Share:
Reklama juaj