Home KRYESORE Realizimi i drejtesise nuk ka tradite ne kodin mental te shqiptareve…

Realizimi i drejtesise nuk ka tradite ne kodin mental te shqiptareve…

Nga Nexhmedin Spahiu

Tek ne nderdija eshte dominuese ndaj vetedijes. Nese vetedija e jone eshte se drejtesine duhet ta realizojme mbi bazen e normave morale bashkekohore sikur bota e civilizuar, nderdija e jone na therret ne Kanunin e Leke Dukagjinit kur drejtesine e realizon i forti, por jo edhe i dobeti. Psh. Kanuni parasheh qe nese dikush te vret ty, atehere familja e jote duhet ta vrase vrasesin ose nje te aferm te tij. Kjo eshte drejtesi sipas normave primitive paraislame e parakristiane. Le ta marrim kete si te mireqene. Po cka nese familja e e te vrarit nuk eshte ne gjendje ta vrase vrasesin apo ndonje te aferm te tij atehere drejtesia mbetet e parealizuar. Keshtu vijme ne perfundim qe drejtesia primitive (paraislame, parakristiane) nuk vlene per te fortit. Kjo eshte trashegimia e jone nga lashtesia, qe vepron akoma ne nderdijen tone. Kjo do te thote se vetedija e jone akoma nuk eshte dominuese. Prandaj Kosova e Shqiperia, vende keto ku shqiptaret perbejne kombin e kane te veshtire te ndertojne nje sitem gjyqesor e prokurrial bashkekohor e funksional.

Share: