Home KRYESORE Sikur gazetarja e VOA-s nuk punon ne Atdhe…?

Sikur gazetarja e VOA-s nuk punon ne Atdhe…?

Nga Arber Zaimi

Dje qarkullonte lavdërimi për trimërinë e një gazetareje që “ia mblodhi” Ilir Metës. Por ndërkohë që heroizimi ngre lart individin, nuk duhet harruar se ajo gazetare vështirë se do të qe aq trime po të punonte freelance apo në ndonjë media në Shqipëri. Pas trimërisë së saj qëndron një organizatë, një pluralitet i rregulluar, që është shteti amerikan, në median zyrtare të të cilit ajo punon. Pra është individualizëm i mbështetur në një publik të fortë, i disiplinuar prej tij.
Në Kosovë e Shqipëri, ku nëntoka ka kapur fshehtazi e haptazi, me interes e me dhunë, me favore e kërcënime shtetin, biznesin, median dhe shoqërinë civile, mbeten vetëm dy rrugë për individin që dëshiron të trimërohet. Ose ta gjejë organizatën (publikun) që ta mundëson lirinë, ose ta themelojë atë. Nëse jo, i mbetet veç të adhurojë: “sa mirë ia bëri në Washington”.

Share: