Home KRYESORE Sirianet kerkojne azil ne Evrope dhe jo Kurvelesh…

Sirianet kerkojne azil ne Evrope dhe jo Kurvelesh…

Kreshnik Spahiu drejtuesi e Aleanca Kuq e Zi kërkon edhe njehere te debatohet mundësia e refugjateve siriane ne Shqipëri. – Për ata shqiptar që hiqen si mikpritës dhe që kanë dashuri të madhe për 100.000 sirian i ftoj ta lexojnë të plotë deklaratën dhe të kuptojnë që AK është pro refugjatëve por kundër përzënjes së tyre nga Europa dhe izolimit në kampe internimi në Shqipëri si dhe kundër numrit të pakufizuar deri 100.000. Ata kanë kërkur azil në Europë (Gjermani, Francë, Itali…etj) dhe jo në Kurvelesh apo Devoll. Ti përzësh nga Europa dhe ti sjellësh forcërisht në Shqipëri është shkelje e të drejtave të njeriut. Shqipëria nuk plotëson asnjë standard njerëzor për të pritur 100.000 refugjate, qofshin sirian, qofshin hebre.

Lexo shqip dhe troç thotë Kreshnik Spahiu duke publikuar ne profilin e tij ne Facebook komunikatën e Aleances Kuq e Zi  ku thuhet se: Aleanca KuqeZi i apelon diplomacisë amerikane dhe Bashkimit Europian që azilantët janë të mirëpritur nga populli shqiptar, por shteti dhe qeveria shqiptare nuk i ka kapacitetet për t’i garantuar mijëra refugjatëve të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Aleanca KuqeZi tërheq vëmendjen e mbarë opinionit ndërkombëtar që shteti shqiptarë nuk ka mekanizmat e sigurisë për të filtruar dhe kontrolluar parandalimin e futjes së grupeve terroriste.

Spahiu kujton edhe njehere qe kështu Shqipëria qe nuk i ka munde-site e duhura mund të shndërrohet në një rrezik për stabilitetin në rajon dhe urë e terrorizmit të lindjes drejt perëndimit dhe se sipas AK asnjë qytetar shqiptar nuk ka mundësinë financiare të paguajë taksa për mijëra dhe mijëra azilante politik nga Siria.

 

Share: