Home KRYESORE Tashmë u krye Stabilizim Asocimi i Kosovës me BE!

Tashmë u krye Stabilizim Asocimi i Kosovës me BE!

Nga Rexhep Kastrati

ME MARRËVESHJEN PËR STABILIZIM DHE ASOCIIM, KOSOVA HAPI RRUGËN PËR LIBERALIZIM VIZASH DHE PO BËHET PIKË E RËNDËSISHME GJEOPOLITIKE E GJEOSTRATEGJIKE RAJONALE E BOTËRORE

1

Tashmë u krye: kryeministri Mustafa në emër të Republikës së Kosovës, dhe Federica Mogherini, në emër të BE-së, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim (MSA). Që nga sot, Kosovës i është hapur rruga për liberalizim vizash me BE-në. Më shumë se kaq, Kosova ka marr nje konfirmim se BE njeh subjektivitetin ndërkombëtar të saj, dhe bashkë me Kapitullin 35 që ia ka dorëzuar Serbisë, po merr fund neutraliteti që BE mbante ndaj statusit të Kosovës. Natyrisht, kjo mund të ketë edhe ndikim në njohjen e Kosovës nga pesë vendet që nuk e kanë njohur, por mund të ketë ndikim edhe në pozitën e Kosovës në negociatat Kosovë – Serbi. Pranimi eventual në UNESCO, Kosovën e bën më të fortë ndërkombëtarisht dhe një pikë të rëndësishme gjeopolitike e gjeostrategjike rajonale dhe botërore.

2

Si çdo marrëveshje, edhe MSA ka të drejtat dhe detyrimet për të dyja palët. Kosova, nga ana e saj, është e detyruar të përshtatë legjislacionin me të BE-së, të forcojë sundimin e ligjit, të luftojë korrupsionin dhe të udhëheqë politika ekonomike të standardizuara që do ta bëjnë ekonominë e saj të konkurruese në tregon ekonomik të BE-së. BE, ndërkaq, do të ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat, si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në sundimin e ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe të aftësimit të ekonomisë dhe të tregut të Kosovës për të qenë konkurruese me ekonomitë dhe tregun e BE-së. Ndihmesa e BE-së do të jetë me ekspertë ligjorë, me fonde financiare etj.

Share: