Home KRYESORE Unë…

Unë…

0

Nga Agim Pipa

Unë
i dorëzohem pa kushte vjeshtës
si të isha nxënës në klasën e parë dhe
ngadalë, ngadalë i afrohem
strofullës së saj
në thellësi të pyllit.

Dita e parë e shtatorit është
dita e lindjes sime; vjeshta
ka trup dhe fytyrë ngjyrë gruri dhe
për ta bërë më të bukur, më është dashur
t’i shtoj ngjyrën e blertë të
syve të mi;

Unë
kam mbledhur miliona gjethe, gjithë jetën
për të ardhur tek pasqyra e fytyrës tënde.

Unë, i jam dorëzuar pa kushte vjeshtës…

Share:
Reklama juaj