Home QASJE PAN SHQIPTARE Vezë-vendosje apo Vetëvendosje…?

Vezë-vendosje apo Vetëvendosje…?

Indrit Vokshi mendon se Vetëvendosja, duhet të ndryshojë emër dhe te duhet të quhet VEZËvendosja.dhe –  E si stemë në flamurin e saj duhet të vendosë një pulë të kuqe – shkruan ai ne profilin e tij ne Facebook duke shtuar: “Mbas gjesteve banale të gjuajtjes me vezë në parlament dhe pas gjuajtjes së fundit, kjo i shkon përshtat. Këta njerëz duhet t’iu përmbahen normave të qytetarisë dhe nuk mund të shëmtojnë kuvendin si institucion. As mua s’më pëlqen Zajdenica. As demarkacioni me Malin e Zi. Por kjo nuk zgjidhet duke u sjellë si rrugaç. Peticioni po. Por veza në kuvend dhe veza kundër kundërshtarit nga një parti parlamentare, dëshmon kalbje kulturore.

‪#‎VEZËVENDOSJA‬

Share: