Home KRYESORE Vjeshta sipas meje…

Vjeshta sipas meje…

Nga Arsela Gjonaj

Vjeshta, ky makth i madh!

Degjoj te thuhet shpesh nga shqiptaret se stina qe u pelqen eshte vjeshta.

-Vjeshta, po perse?

-Gjethet qe veshin trotuaret me nje tapet verdhosh, shiu qe bie embel, afer oxhakut ngrohte ne shtepi, etj etj.

Vërtete, vjeshta mund te jete nje stine sa nostalgjike aq edhe e ngrohte ne harmonine e ngjyrave, ne faktin qe fillon e shijon netet e para mbyllur ne shtepi duke pjekur geshtenjat  e stines te shoqeruara mjeshterisht me nje gote vere te kuqe, mundesisht prane oxhakut…

Sa romantike, sa e bukur, sa e dashur tingellon vjeshta ne keto tone, por le te behemi pak objektiv:

Cfare mund t’i pelqesh vjeshtes shqiptare?

Gjethet e pemeve te rralla qe nuk arrijne dot ta shtrojne tapetin e ngjyrave te buta vjeshtore apo shiun e tmerrshem qe permbyt perhere qender e rrethina? Apo mos valle i duhen pelqyer makinat e shumta qe vershojne si vargonj neper rruget e ngushta e te nakatosura nga shiu i vjeshtes se mire? Apo i duhet pelqyer histerizmi masiv i njerezve me cadra neper duar qe dynden neper autobusat shpesh gjysem te rrenuar te sjelle nga humbetirat e Kines se larget? Apo mos valle i duhet pelqyer balta qe krijohet pak me tej qendres se fundja ky vend akoma pas kaq shume vitesh tranzicion, mbetet nje kantier ne ndertim e siper.

Apo mos i duhet pelqyer fakti qe shiu lag e tmerron lypsaret e rruges qe e shohin si nje mundesi me pak per te fituar buken e gojes me koken ulur e doren shtire? Tmerron edhe me shume ata njerez te cilet jane pa nje strehe te mirefillte, por struken nen cadrat e ndertuara ne kushte rrethanore, me materiale te shperbeheshme nen shiun e vjeshtes se begatshme. Vjeshta eshte stina e qametit dhe jo me e bereqetit per te gjithe ata qe shohin tu ikin bashke me ujin qe vershon cdo mundesi jetese e ngritur me mund e sakrifice, packa se shpesh barbaria njerezore ka qene e pameshirmshe ndaj asaj natyrore…

Vertete, vjeshta eshte nje stine e bukur edhe per tu dashuruar kur e shijon shiun qe toket pas xhamave izoluese mundesisht ne nje kat te larte me nje pamje gati qiellore, afer nje oxhaku qe ngrohte, duke pire nje gote vere te kuqe, me nje mantel te ngrohte mbi shpatulla, sigurisht ne nje qytet si Parisi, Roma, Viena…

Share: