Home KRYESORE Rendesia e ambasadoreve!

Rendesia e ambasadoreve!

Gazetari Ilir Kadia me ironi elegante shpjegon qartazi diferencën midis ambasadorit tone ne SHBA dhe atij amerikan ne Shqipëri nëpërmjet hapesires qe ata marrin ne Mediat respektive. Sigurisht qe gazetari Kadia ka pak subjektivizëm ne këtë rast me qe është ne konflikt te hapur interesi… 😉 Ja cfare shkruan ai ne profilin e tij ne Facebook:

” Nje mik im i vjetër, ish Kryeministër, me tha sot, se ne Shqipëri, vazhdon te behet gazetaria e llojit me te keq!Pse, i thashë. Se ja psh,me tha ai. Shkon ambasadori amerikan Donald Lu dhe takon kryeministrin dhe gazetaret shqiptare mbushin sheshin para kryeministrisë dhe sa del e rrethojnë me mikrofone e kamera dhe te nesërmen gazetat plot me tituj bombastike. Kurse kur shkon ambasadori shqiptar e takon Obamen ne Uashington asnjë kamera e asnjë gazetar amerikan!Pale gazetat nesër, asnjë rrokje!

Po, i thashë.Por ambasadori amerikan ne Shqipëri heq e ve akoma Kryeministra mor mik, kurse ambasadori shqiptar, heq e ve fotografinë tij dale me gruan dhe “Obamen”, nga muret e banjës te…ambasadës!
Apo jo?! ( I Marri)”

Share: