Home POEZI Yjet me ftojnë te dashurohem me natën!

Yjet me ftojnë te dashurohem me natën!

Nga Arben Abazaj

Yjet me ftojnë te dashurohem me natën,
paçka se rrugëve s’pipëtin njeri,
te zbehtat drita te neoneve,
me henen bashke me ftojnë te rri!

Yjet me ftojnë te dashurohem me natën,
me natën qe i mban ne gji,
paçka se rrugëve, s’shoh askënd,
një zë me thotë: Eja dhe ti!

Prej mijëra vitesh, vijnë bashke me natën,
me natën ikin perseri,
Yjet me ftojnë te dashurohem me natën,
me henen neonet me ftojnë te rri!

Share: