Home KRYESORE Ylli Dylgjeri pyet: Ku janë 2 milionët dhe kuponi i kombëtares!?

Ylli Dylgjeri pyet: Ku janë 2 milionët dhe kuponi i kombëtares!?

0

Sot dhe si gjithmonë Ylli Dylgjeri ngacmon përgjegjësitë etike dhe qytetare te gazetarisë sonë, por edhe thumbon shumicën qeverise qe ka kuponizuar jetën e qytetareve te thjeshte, dhe nëpërmjet tyre synon te formalizoje biznesin e madh ne Shqipërinë tone hallemadhe! Sipas gjasave ne këtë vendin tim dhe vendin tënd, 10% e shoqerise zotëron 90 % te ekonomisë dhe 90% e saj  zotëron vetëm 10% te ekonomisë!

Ja se ç’shkruan Dylgjeri ne profilin e tij ne Facebook:

“Ku janë 2 milionët dhe kuponi i kombëtares!?

Ceremonitë e kombëtares përfunduan me gëzimin dhe harenë e papaparë e dëgjuar në ballkan.
U ndanë gjithçka këto dy ditë:
U ndanë përqafimet, dekoratat, stadiumet, u ndanë flamurët, sheshet, qeleshet, lotët me ballistin në burg, biles edhe “motrat e serbëve”, por.., lekët nuk u panë, e nuk u ndanë? Po kuponi ? Ku janë gazetarët investigues?
Ku është gazetari Hoxha? Po kameramani Prifti? Ku janë NEWS-et? Deri tashmë nuk ka lajme.
Po presim…Lekët”

Share: