Home KRYESORE AK, shpalos plaformen për zhvillimin e protestave!

AK, shpalos plaformen për zhvillimin e protestave!

Aleanca KuqeZi shpalli sot platformën për rrëzimin e qeverisë Rama dhe ofertën për t’u qeverisur nga një program kuqezi alternativash të paprovuara nga elektorati shqiptar. Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu shpalosi kushtrimin për zhvillimin e protestave në çdo qytet të Shqipërisë deri në rrethimin e parlamentit të gangësterëve – sic e cilësoi ai këtë parlament. Spahiu, bëri gjithashtu thirrje që në këto muaj të mos i bëhet opozitë e opozitës por të përqendrohen te lufta politike vetëm në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Gjatë fjalës së tij, lideri i AK-së deklaroi para qindra përfaqësuesve të Aleancës KuqeZi se:

Shqipëria s’bëhet nëse kriminelët drejtojnë qeverinë, kuvendin, administratën publike. Shqipëria s’bëhet nëse qytetarët dhe pushtetarët nuk janë të barabartë përpara ligjit. Shqipëria s’bëhet nëse 2 milion banorë nuk sigurojnë dot minimumin jetik. Shqipëria s’bëhet nëse burgjet mbushen me mijëra varfanjak se s’paguajnë dot dritat. Shqipëria s’bëhet nëse qeveria dhe instituconet drejtohen nga dashnoret dhe burrat e dashnorëve të deputetëve. Shqipëria s’bëhet nëse kryeministri dhe ministra firmosin nën e efktet e konsumit të kokainës apo drogërave të tjera. Shqipëria s’bëhet nëse kriter për punsimin në shërbimin civil është vetëm të qenit vajzë e re dhe seksi. Shqipëria s’bëhet nëse nuk zbardhen dosjet e bashkëpuntorëve të sigurimit apo shërbimeve secrete. Shqipëria s’bëhet nëse nëse jeta s’ka vlerë dhe nuk e siguron askush. Shqipëria s’bëhet nëse prona nuk kthehet tek i zoti dhe nëse nuk garantohet biznesi dhe familja. Shqipëria s’bëhet nëse jeta politike zgjat e barabartë me jetën biologjike. Shqipëria s’bëhet nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria s’bëhet nëse nuk bashkohemi si një treg 10 milion banorë.Shqipëria s’bëhet nëse çdo kush blen një diplomë apo titull shkencor me 5.000 euro te tregu çam. Shqipëria s’bëhet nëse me këta surretër që s’kanë lënë polici apo burg të europës pa provuar.”

asambela akMë tej, Kreshnik Spahiu apeloi se e vetmja mënyrë që Shqipëria të bëhet, është ringjallja dhe thyerja e apatisë popullore si dhe përqafimi alternativave të reja, se Shqiptarët të fundit në histori shpallën pavarësinë, të fundit krijuan shtet, të fundit u çliruan nga pushtuesit, të fundit përmbysën komunizmin, të fundit po integrohen në BE, të fundit që s’largojnë lider për çerek shekulli, të fundit që vazhdojnë eksodet e largimit jashtë Shqipërisë, të fundit që pranojnë të jetojnë të ndarë në 5 shtete dhe të fundit që nuk po bashkohemi…. të fundit dhe gjithmonë të fundit.

Share: