Home KRYESORE Përhumbur….!!!

Përhumbur….!!!

0

Nga Perparim Kabo
Livadhi fëmijërisë më kishte humbur
Zbrita me hapa të lehtë
në qilarin e muzave
Mu be se zgjova luledelet e dikurshme
Me aromën e tyre e gjeta
dritëzën e zbehtë
të një porte qielli pa emer
Mbështjell me habinë time si
një kërmill fati…
Asgjë nuk pipëtinte në universin
e kujtimeve
Fëmijëria kishte mbetur atje
ku e lashë…
Ditën kur puthja e parë me tha
ti s’je më fëmijë…
Një reze lyente ajrin dhe grimcat
projektuan habinë
Dëshirat kishin mbetur ashtu varur
në gardhet kryeneçe
ku gjithçka ishte e bardhë
si ëndrra ime
që ende nuk kishte gjetur
ngjyrat e përhumbjes
Eh fëmijëri sa enigma më vodhe
pa lejen time
Ti kam falur të gjitha
Veç t’mbetem fëmija e paritur e
pasioneve të çiltra…!
9 /11/2015 PK

Share:
Reklama juaj