Home KRYESORE Spitali i Shkupit pa gjuhen shqipe…

Spitali i Shkupit pa gjuhen shqipe…

Nga Artan Dika

Duke dashur ta ndihmoj Zevendes Kryeministrin shqiptar Musa Xhaferin qe ta beje punën e tij me mire, po i tregoj se tabela ne hyrje te Spitalit Shteteror ne Shkup është e shkruar ne dy gjuhe: maqedonisht edhe anglisht, por jo edhe ne gjuhen shqipe te mbi 30% te shtetasve te Maqedonisë. Ne dijeninë time, ne nuk kemi as pakica etnike angleze dhe shqiptaret i kemi te pranuar shtetformues, ndërsa ne anglisht jane te shkruara dhe ne shqip jo! . Qe nga lufta tabela është ndërruar tre here, ndërkohe qe kane qene tre ministra shëndetësie shqiptare dhe kater vjet qe drejtoreshe e ndërmarrjes se përbashkët te klinikave është shqiptare. Ju te tjerët tash ndihmojeni Musen qe ai te mund ta shkruaje tabelën edhe ne shqip…!

Share: