Home KRYESORE A DO MUNDET JOHN KERRY TA ZGJIDHË NGËRQIN KOSOVAR?

A DO MUNDET JOHN KERRY TA ZGJIDHË NGËRQIN KOSOVAR?

Nga Fadil Maloku

1.Unë gjykoj që, përveç këndvështrimeve apo rrafsheve të tjera sporadike, ardhjen e tij duhet shikuar (tani për tani) edhe nga dy rrafshe të tjera tejet racionale për rajonin dhe Kosovën.

2.Njërin, që kujtoj se është shumë i rëndësishëm, për shkak se ka të bëjë me ”˜riskanimin’ e interesave (që i adresohen sigurisë dhe stabilitetit) amerikane në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, ku amerikanët dihet edhe botërisht se ishin sponsorët kryesorë të kësaj sigurie dhe stabilitetit në këtë pjesë të botës.

3.Pra, ardhja e tij me siguri do të ridëshmojë si lojalitetin, ashtu (po dua të besoj) edhe gatishmërinë për të ruajtur këtë siguri dhe stabilitet më shumë politik sesa ekonomik e konjuktural”;

4.Vizita e sekretarit amerikan të shtetit ka të bëjë edhe me krizën politike në vendin tonë. Në këtë rrafsh shihet një lloj ”˜viktimizimi’ i demokracisë së Kosovës në favor të rrafshit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

5.Tjetrin, që me siguri ka të bëjë me ngërçin aktual në skenën tonë politike, shkaku i Asociacionit dhe Demarkacionit që i ”˜prodhoi’ Brukseli (ku unë shoh dobësi të shumta të Evropës!)

6.Në këtë rrafsh unë shoh një lloj ”˜viktimizimi’ (lexo: prolongimi!) të demokracisë së brishtë kosovare, në favor të rrafshit të mësipërm (sigurisë dhe stabilitetit rajonal), ngaqë nga dioptria apo vlerësimet amerikane rrafshi i parë mund të ketë më shumë prioritet në këtë fazë të kërcënimeve, zhvillimeve dhe vlimeve globale”…

7.Improvizimi i shtet-ndërtimit, po duket që do vazhdojë…

Share: