Home KRYESORE A e dimë ne himnin tone si Francezet?

A e dimë ne himnin tone si Francezet?

Nga Edgar Frasheri

Ndoqa parlamentin francez sot për pak nga TV dhe pashe se te gjithë pa përjashtim kënduan himnin e tyre kombëtar:”Marsejezen”. Dolën populli nga stadiumi mbas batërdise, edhe ata dolën duke kënduar himnin. Mblidheshin njerëzit për te bere homazh tek vendi i batërdise, perseri këndohej himni. Edhe rreth statujës se ‘Marianes’ tek sheshi i Republikës, këndohej himni…

Une nuk e di përmendesh himnin sepse jam mësuar ne femijeri meqë Radio Tirana na zgjonte me Internacionalen… Gjate 50 viteve nuk mbaj mend te ketë qene nevoja te këndohej himni. Vetëm futbollistet duhej ta këndonin, por meqë kishte pak ndeshje e hic TV, nuk e dëgjonim!

Pastaj lindi një brez e ca qe nuk i binte ndërmend për himnin. Bile aq shume u zhduk himni saqë u arrit deri atje sa ndonjë kënge e Vaces apo Mentor Xhemalit te quhej hymn. As ne zbor nuk kendohej hymn. Hymni u rigjet kur ra muri i Berlinit dhe ne u shkundem nga gjumi. Atehere filluan studjuesit ta kerkojne hyminn, qe na doli se ishte bere ne Rumani.!….

Ne keto vite te demokracisë nuk mbaj mend qe ne Kuvendin tone te jete kenduar nga deputetet himni kombetar… Ve bast qe duke filluar nga Presidenti i Republikes, pastaj Kryetari i Qeverise, Ministrat, Deputetet, e administrata shtetërore, po ti vesh ne prove, nuk e dine as te plote me fjale e as me melodi HIMNIN KOMBËTAR, pale populli.

Lus qe bastin ta kem te humbur, lus dhe Zotin qe mos na ndodhte ndonjë hata si e francezeve, sepse nuk do te dijme cfare te mendojmë e kendojme…!

Share: