Home KRYESORE Abdullah: Jemi pak para luftës së tretë botërore

Abdullah: Jemi pak para luftës së tretë botërore

Mbreti i Mbretërisë së Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, ka thënë se ndodhemi pak para luftës së tretë botërore dhe kete deklarate e beri pas një takimi që kishte me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën. - “Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet e tilla janë të jashtëligjshme, pa humanizëm dhe nuk e respektojnë asnjë ligj. Ne jemi pak para luftës së tretë botërore” -  ka thënë ai duke shtuar se duhet reagim i shpejtë në cilindo regjion. Al Husein i ka thene Presidentes Jahjaga e e shohin Kosovën si një partner shumë të rendësishem ndaj ekstremizmit dhe se do ta vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin midis dy popujve. Ndërsa presidentja Jahjaga ka thënë se Kosova mundohet t’i promovojë vlerat e paqes. Ajo është shprehur e shqetesuar me sulmet terroriste në Paris dhe e pikëlluar për viktimat.

Share: