Home KRYESORE Apel qe zhvillimet ne Paris të mos keqpërdoren ne Maqedoni dhe Ballkan…

Apel qe zhvillimet ne Paris të mos keqpërdoren ne Maqedoni dhe Ballkan…

Abedin Zymberi ish komandant i UCK ne Maqedoni apelon ndaj aktualitetit dhe rreziqeve te mundeshme: 

Feja bashkon njerëz, i banë të respektohen mes veti e jo të vriten. NJERIU i KEQ, ARMIKU MË I MADH I NJERIUT.

Ashtu si po krijohen situata të brishta në rajon dhe në botë, situata pasigurie, situata me prapavija të rrezikshme politike duhet të na bëjnë të mendojmë më me koka të shëndosha dhe me kujdes. Pasi që jetojmë në një shtet ku njeriu aspak s’ka vlerë dhe kriminel-diktatori që po udhëheq me shtetin keto 10 vitet e fundit e ka futë shtetin në një gjendje të rrezikshme të sigurisë.

Pasi kane bëre shume pune të fëlliqura, kanë bëre para ata janë bërë edhe të rrezikshëm, nuk e kanë fare dert që ta fusin shtetin në një lufte ndëretnike vetëm e vetëm për ta shpëtua veten. Çdo nxitje e ndonjë konflikti do reflektoje edhe në vendet për rreth e kështu që do të bëhet një kasaphane e Ballkanit që ka gjasa të marrë përmasa edhe botërore.

Apel deri te politikanët Shqiptarë, largohuni dhe mos bani koalicione me lider të tillë. Apel deri te qytetarët Shqiptarë e Maqedoni, sa më larg ,,patriotëve” të rrejshëm. Tentojnë të na mbjellin edhe konflikte fetare. Feja bashkon njerëz, i banë të respektohen mes veti e jo të vriten. NJERIU i KEQ, ARMIKU MË I MADH I NJERIUT.

Share: