Home KRYESORE Berisha dje, dhe Rama sot ne ekranin e TV-ve…

Berisha dje, dhe Rama sot ne ekranin e TV-ve…

Gazetarja Moza Kociu duke ndjekur lidhjet direkte, apo sic është e modës ti quajnë sot “live” te konferencave qeveritare paradite dhe pasdite, sot deshi, s’deshi beri një koment me thumb, por edhe me elegance:

“Ore pse e ka kaq shume te nevojshme kjo qeveri te jete neper ekrane perdite, e me ore te tera per te thene qe po punon shume shume!!!! Nese kjo quhet pune, pa dyshim qe kjo qeveri ka punuar ne menyre te papare ndonjehere ne keto 25 vjet! E pasi sapo degjova ministrin Tahiri te fliste si kryeminister, per cdo fushe te qeverisjes, jam kurioze te shoh se ne cfare cilesie do flase Rama! P.S. Dhe televizionet guxuan te nderpresin transmetimet live te sukseseve te qeverise, sepse ka ndodhur nje vrasje ne Dajt! Tamam keneta mediatike”

Nuk e dimë nëse ka te drejte Moza, por këto konferencat direkte ne 4 deri 5 ekrane televizioni, nuk bejne gjë tjetër vecse i mbushin mendjen njerëzve se qeveria bën vetëm konferenca dhe atë e quan pune! Shifrat e arritjeve qe thuhen aty ndoshta as ata qe janë te detyruar te jene ne salle nuk i fiksojnë dhe nje pjese nuk i besojnë.

Realiteti jashte tyre duket shume larg asaj qe flitet. Gjate qeversie se Sali Berishes ankoheshim per mbledhjen e qeverise qe ai bente fillim jave dhe ne ankoheshim! Ne fakt edhe vete kryeministri i sotem ankohej, por sot duket se e ka harruar ate ndjesi se eshte direkt para dite e pas dite ne ekran, me faje me te gjate se ish kryeministri Berisha!

PS: Foto qe shoqëron artikullin kur Rama ne atë kohe ne opozite i thotë Berishes nuk jam ministri yt te mbash gjate duke dëgjuar…

Share: