Home I pakategorizuar Beteja për Tiranën dhe Shqipërinë, nëntor 1944…

Beteja për Tiranën dhe Shqipërinë, nëntor 1944…

Nga Romeo Gurakuqi

Beteja për Tiranën dhe Shqipërinë, nentor 1944 (Përpjekje për rindërtim të dokumentuar të nentorit 1944)

Sa me poshte eshte nje permbledhje e e ngjarjeve ne Shqiperi ne muajin nentor 1944, nga burime te FO, WO dhe SOE britanike, dhe nga nje raport i OSS amerikane i sjelle per lexuesit shqiptare nga gazetari shqiptaro amerikan, Peter Lucas: Ne qofte se do te benim nje perpjekje per ta rindertuar skenen shqiptare te clirimit te Tiranes dhe terheqjes finale gjermane nga Shkodra dhe veriu i Shqiperise, sipas ketyre burimeve te pavarura, jo shqiptare, te marra nga ushtaraket e tyre ne terren, skena do te ishte si me poshte vijon:

Enver Hoxha nga Berati urdhëroi Mehmet Shehun për çlirimin e Tiranës. Ky i fundit e mori urdhërin me datën 15 shtator 1944 në shtabin e Divizionit të parë të tij partizan jashtë Tiranës dhe e priti me kënaqësi urdhërin. Lufta për Tiranën ka qenë beteja e parë e madhe, e cila mbeti e vetmja e UNÇSH si e tillë. Ajo ndodhi në kohën kur numri i partizanëve kishte arritur dikund tek 30000 (sipas burimeve britanike) dhe 40000 (sipas burimeve amerikane). Pjesa më e madhe e kësaj ushtrie që qendronte jashtë Tiranës ishin burra dhe djem fshatarë, të paarsimuar, që pak merrnin vesh nga çështjet politike dhe ushtarake dhe aq më pak nga komunizmi. Ajo që i bashkonte ata ishte urrejtja ndaj gjermanëve si pushtues, që kishte shkatërruar masivisht Shqipërinë e Jugut. Shehu e kishte përgatitur Divizionin e parë partizan ashtu sikurse ai dinte. Ajo nuk i ngjante një ushtrie të mirëfillltë. Ushtria në kuptimin që ka kjo fjalë në botën moderne nuk kishte rëndësi për këta burra të ashpër, mjekëroshë dhe rakipirës, shkruhet në Rapportin e OSS të shtatorit 1944.( Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, 2007, faqe 223)

Lufta u drejtua nga Shehu, pavarësisht se Hoxha ka qenë komandant i përgjithshëm i UNÇSH, mbasi ky i fundit nuk kishte përvojë në luftime. Ai kishte marrë pjesë vetëm në ndonjë ndeshje të kufizuar guerrile, sikurse ajo që ndodhi kur u kap brigadieri Davies. Nuk ka asnjë dëshmi për trupa të udhëhequra nga Hoxha kundër italianëve, gjermanëve dhe kundërshtarëve të tij të Ballit Kombëtar. Ai nuk çliroi ndonjë fshat apo qytet. Ai personalisht nuk vrau armiq në betejë, por ndërkohë ka urdhëruar ekzekutimin e armiqve, robërve të luftës dhe ata që ai i ka etiketuar si trathtarë dhe spiunë dhe këtë e ka bërë pa gjyq. Hoxha kishte kuptuar që në fillim se kush do të kontrollonte PKSH do të kontrollonte ushtrinë dhe njëriu që do të kontrollonte ushtrinë do të kontrollonte vendin. Ai e nisi dhe e përfundoi jetën si një udhëheqës terrorist radikal. Ballafaqimi i radikalëve të rinj të Enver Hoxhës me konservatorët e vjetër liberalë të BK, përfundoi me fitoren e radikalëve të rinj, sepse ata nuk ngurruan të bënin sakrifica. BK i mungoi një udhëheqje e krahasueshme, i mungonin parimet themelore, i mungonte kurajoja për të sakrifikuar, shkruhet ne raportet e marra ne kete rindertim te situates.

Ndersa Mehmet Shehu ndodhej jashtë Tiranës duke bërë planin e sulmit, Hoxha, udhëheqësi dhe komandanti i ti, ndodhej 160 km larg në Berat, duke diskutuar paraden e fitores.

clirimi i Tiranes1Patrullat partizane që para sulmit mbi kryeqytet, në mënyrë të shpeshtë depertuan drejt qendres se kryeqytetit, ndërkohe që prej disa ditesh para dates 26 tetor 1944, rezulton se Radio Tirana nuk transmetonte me programe. (PRO.WO.202.960, Albania, to G-2 (P.B.), AFHQ Balkan Political Review, Issue No.8, for week ending 26 October 1944._

Situatën dhe qendrimin e udhëheqësve ushtarakë shqiptarë para betejës së Tiranës, ndër të tjerë e shpjegon edhe Majori britanik J.BP.F. Oliver, në raportin e tij final për llogari të SOE. Ai ka qenë i atashuar pranë Divizionit të parë të UNÇSH, si BLO, që në shtator 1944. Divizioni komandohej nga Mehmet Shehu dhe e kishte të vendosur shtabin në Shëngjergj ndërkohë që shtabi i BLO ndodhej në Bizë gjatë muajit tetor 1944. Pas datës 22 tetor 1944 Divizionii parë filloi të lëvizë në drejtim të perëndimit. Ai shkruan se përshtypja e parë që unë formova për qendrimin e këtyre udhëheqësve ishte se ata i konsideronin Misionet Ushtarake Operacionale Aleate, si një gjë e nevojshme prej hallit. Oficeri ideal i ndërlidhjes në sytë e tyre ishte ai i cili pranonte kërkesat e tyre, raportet e tyre dhe politikat e tyre. Ai zbuloi se ishin komisarët ato që e inkurajonin një atmosferë të tillë dyshimesh dhe fryme anti britanike në mes radhëve të partizanëve shqiptarë. Dyshimet ndaj britanikëve përfshinin edhe mungesen e dhënies së informacioneve, për çështje shumë të rëndësishme, sikurse ishte edhe operacioni i lëvizjes së trupave dhe shtabit të Koorparmatës së pare nga baza e Shengjergjit, drejt rrethinave të Tiranës para fillimit të operacioneve. Mehmet Shehu, për shembull, e lëvizi Shtabin e tij pa informuar BLO. Shehu bëri çmos të ndalonte deri edhe hyrjen e Oliver në Tiranë gjatë zhvillimit të operacioneve dhe ushtroi presion mbi atë. Hyrja e misionit të britanik të drejtuar nga Oliver në Tiranë gjatë kohës së betejes për Tiranën, u konsiderua e papranueshme, e palejueshme dhe u bë presion i madh mbi Oliver për të dalë jashtë kryeqytetit. Misionet e tjera u mbajtën të gjitha në një distancë larg qytetit dhe kush u përpoq të lëvizte nga zona jashtë fshtatit ku ndodhej, u ndesh me rojet partizanë që nuk lejuan lëvizjen. Vetë shtepia e bazës së Oliver u ruajt nga partizanët dhe lëvizjet e tij kontrolloheshin, duke krijuar përshtypjen së bëhej fjalë për një njëri nën arrest shtëpiak. Anëtarët italianë në stafit të Oliver u arrestuan, civilët shqiptarë ishin urdhëruar me qendrue larg britanikëve edhe në rrugë. Ata qe komandonin çdo gjë në këtë sjellje ishin komisarët Hysni Kapo dhe Kristo Themelko, pa konsultimin e të cilëvë komandantët Ndreu dhe Shehu nuk bënin asgjë. Qellimi i një qendrimi të tillë ndaj BLO ishte një përpjekje për me i ndalue oficerët britanikë nga marrja e opinioneve të publikut, të siguronin që britanikët të degjonin vetëm njërën anë të çështjeve politike, me i mbajtë të painformuar mbi personalitetet e arrestuara në shkallë të gjërë gjatë këtyre diteve, dhe me mbajtë të fshehtë qendrimin e tyre ndaj luftimeve. Oliver, pa rekomandimin e partizanëve, arriti që të hynte në rrethinat e Tiranës në mbremjen e datës 29 tetor dhe të bëntë rikonicion të situatës. Ai zbuloi se trupat e Brigadës së parë, kishin infiltruar tashmë në lagjet lindore të kryeqytetit pa ndeshur në ndonjë rezistencë. Të nesermen me datën 30 tetor misioni BLO u vendos në një shtëpi në lagjen lindore të Tiranës. Ajo çfarë Oliver zbuloi ishte se gjermanët kishin evakuar gjithë këtë lagje, e cila përfshinte spitalin civil dhe ushtarak si edhe barrakat e repartit te gjenios. Gjermanë kishin vendosur një perimeter të mbrojtur që mbulonte qendren e qytetit dhe Tiranën e re dhe dukej se kishin bërë një tërheqje të sistemuar duke ndjekur linjat e një plani të përpunuar më parë. Pas një qendrimi prej tre ditësh në qytet, Oliver qe në gjendje të llogariste madhësinë e garnizonit gjerman që mbronte Tiranën që përbëhej nga afërsisht 300 vetë, ndërkohë që Mehmet Shehu i kishte thënë se ishin rreth 3000 ushtarë gjermanë dhe e vetmja forcë rezerve që zotëronte ky garnizon ishte një skuadron i vogël i lëvizshëm i përbërë nga dy tanke me disa makina të blinduara dhe transportues të blinduar. Këtë skuadron të lëvizshëm ata e vendosnin në veprim me një aftësi të madhe dhe me sukses të madh, duke e zhvendosur përgjatë perimetrit të mbrojtur duke pastruar çdo hapësirë ku shfaqeshin partizanët. Oficeret britanikë Oliver dhe R,D. Winn krijuan brindjen se partizanët për një kohë të gjatë gjatë rrethimit të Tiranës nuk bënë ndonjë përpjekje reale as me sulmue dhe as me i ngacmue armikun. Kjo sepse linja e frontit e arritur me datën 20 tetor 1944 mbeti statike deri me datën 11 nëntor, megjithëse forcat partizanë e kalonin numrin e forcave të garnizonin në përmasën 1 me 10. Shumë herë BLO u bënë deshmitarë të shfajqeve të atilla kur 5 ushtarë gjermanë me mitralozë mbi kamionë arrinin të ndalnin dhe zbrapsin grupe prej 100 partizanëssh të mbështetur nga 10 mitrolozë.( PRO. HS 5/134, Albania- BLO Report “L”, Major J.P.F. Oliver.)

Sulmi mbi Tiranën filloi me datën 29 tetor në oren 6 pasdreke. Shehu llogariste që forcave të tij do t’i duheshin 19 ditë për ta çliruar, ngaqë ai nuk kishte artileri, por vetëm mortaja. Ushtrija gjermane ishte në tërheqje gjithandej dhe ajo në Shqipëri, sikurse edhe gjetkë në Ballkan mbështetej në rekrutë të huaj, si armënë dhe turkmene dhe bullgarë. Forcat e Brigadës së parë sulmuan nga veriu. Plani ishte që Brigada e parë të luftonte në rrigën e saj drejt qendres së qytetit dhe t’i bashkonte forcat me Brigaden e katërt të kolonel Myslym Pezës që vinte nga jugperendimi. Gjermanët ndërmorën disa herë kundërofensivë, por u detyruan të zbrapseshin. Në luftën për çlrimin e Tiranës kanë marrë pjesë edhe avionet britanikë nga baza e Foggia-s,, të cilët bombarduan fillimisht duke shkatërruar pozicionet gjermane në kodrat hyrësë të qytetit nga lindja dhe veriu.. Ndërkohë, brigadat 8 dhe 9 erdhen nga Peza në pjesë jugperendimore për t’u bashkuar në rrethinat e qytetit. Lëvizja u bë ngaqë gjermanët tërhoqën trupat nga Greqia dhe i drejtuan në veri në drejtim të Tiranës, me objektiv, lënien e Shqipërisë dhe përqendrimin në Malin e Zi. Lëvizja e trupave gjermane nga Greqia u bë përgjatë rrugës bregdetare nga Greqia në Durrës dhe nga Durrësi mendohej të drejtoheshin drejt Tiranës dhe të përforconin garnizonin atje, ose të ndiqnin rrugën veriore drejt Malit të Zi. Megjithate ata nuk u kthyen në Tiranë dhe vazhduan rrugën drejt Veriut, Shkodres për në Malin e Zi. Ndërkohë gjermanët që tërhiqeshin nga Kosova, Korpusi 22 gjerman, udhëtuan për në jugperendim drejt Elbasanit u përpoq të marshonte në veriperendim drejt Tiranës për të ndihmuar garnizonin atje. Në Betejen e Tiranës një rol të rendësishëm luajten bombardimet aleate, duke qenë se gjermanët nuk kishin avionë. Vetëm në një ditë Forcat Ajrore Mbretërore britanike dërguan 28 avionë gjuajtës me raketa për të sulmuar pozicionet e artilerisë gjermane dhe trupat e perqendruara në qytet. Sulmet ajrore britanike që mbeshteten sulmin tokësore të divizionit partizan, shkaktuan demë të mëdha dhe tronditje të pozicioneve gjermane në qytet, aq sa qindra prej tyre kërkuan të dorëzoheshin tek amerikanët dhe anglezët.

clirimi i tiranes3Ndërkohë që luftimet vazhdonin në rrugët e Tiranës dhe pjesë të qytetit ishin në kontrollin partizan, me datën 3 nëntor u krijua një batalion special nga UNÇSH me qellimin e mbajtjes së disiplinës në mes trupave dhe zëvëndësimin Forcës Policore në Tiranë sapo qytetit të çlirohej plotësisht. (PRO.WO.202.960, Albania, to G-2 (P.B.), AFHQ Balkan Political Review, Issue No.10, for week ending 8 November 1944) Me datën 3 nëntor UNÇSH lëshoi një komunikatë sipas së cilës, pas një muaji sulmesh të vazhdueshme kundër gjermanëve dhe trupave kuilsinge që mbronin Tiranën, Divizioni i parë i FNÇ ka nisur sulmin final për marrjen e qytetit. Brenda 5 ditëve të fillimit të sulmeve të rrepta, FNÇ arriti të vendosej në zotërim të tre të katërtave të qytetit dhe rrethoi trupat gjermane që llogariteshin, sipas partizanëve, dikund tek 1000 sish të përqendruar në Tiranën e re ku ato kishin zënë pozicione të forta në Pallatin mbretëror dhe në Kazermat e Ali Rizasë.

Ndërkohë raportohet se përqendrime të mëdha gjermane gjendeshin në Monastir dhe Reson dhe rruga Monastir- Rosan- Oher-Strugë mbahej fortësisht prej gjermanëvë të cilët po lëviznin trupa të konsiderueshme në drejtim të Tetovës.( PRO.FO.371.43554, R 18211/G, From Bari to Caserta, 10 November 1944.)

Para fillimit të sulmit final me datën 11 nëntor, së paku 125 gjermanë u dorëzuan në duart e misionit amerikan në rrethinat e Tiranës dhe më pas iu kaluan partizanëve dhe fati i tyre mbrapa asnjëhere nuk u mor vesht. Partizanët vazhdonin politikën e tyre të filluar me kohë të ekzekutimit të robërve të luftës, një veprimtari e mirëfilltë terroriste. Me 11 nëntor 1944, Mehmet Shehu urdhëroi fillimin e sulmit final mbi Tiranë, pikërisht në momentin kur morali i trupave gjermane dhe mbështetësve të tyrë shqiptare kishte rënë dhe një pjesë kishin filluar lëvizjen drejt Shkdores për në Mal të Zi. Por ndërkohë që në qytet zhvilloheshin luftime të mëdha, një zhvillim i papritur për të gjithë rrethuesit u zhvillua nën përiferi të Tiranës në rrugën Elbasan- Tiranë, kur Korpusi 22 gjerman me rreth tre mijë ushtare me tanke dhe artileri, që vinte nga Kosova në Strugë, Elbasan, vendosi të ndiqte rrugën e Qafe Krrabës për në Tiranë, me dy objektiva kryesore: shpëtimin e të rrethuarve në Tiranë dhe pastaj evakuimin drejt Shkodrës. Pra, 25 milje në jug të Tiranës forca të mëdha gjermane të përbëra nga 5000 trupa dhe më shumë se 300 tanke kishin mbërritur në Elbasan dhe në ndara në dy kolona, Gjysma lëvizi drejt Veriut në një përpjekje për të lehtësuar rrethimin e kryeqytetit dhe gjysma tjetër lëvizi drejt përendimit në përpjekje për të arritur Durrsin përmes Peqinit. Para se të mbërrinin në Tiranë kolona e gjatë gjermane u godit nga avionët gjuajtës të Aleatëve sapo kaluan kthesat malore të rrugës së Qafë Krrabës dhe u shkatërruan në betejën e Mushqetas, ku u priten edhe nga forcat partizane që bëne krehjen përfundimtare në terren. Sikur mos të ishte ndërhyrja e avionëve aleatë që bënë kërdinë dhe e shkatërruan pa hapësire shpëtimi autokolonën gjermane, sulmi mbi pjesën e mbetur të gjermanëve nga ana e partizanëve, nuk do të hapej si mundësi. Behej fjalë për një njësi të fuqishme dhe mjaft mirë të motorrizuar e cila mund të kishte bërë kërdinë mbi partizanët dhe mbi popullsinë e Tiranës. Njesitë e trupave britanike të Long Range Desert Group një njësi sulmi e trupave elitë britanike, në një sulm të koordinuar, arritën të kryenin procesin e shkatërrimit të rrugës kryesore Elbasan-Tiranë. Këtij procesi iu bashkëngjitën forcat e UNÇSH që bashkarisht ndalën dhe i detyruan të ktheheshin mbrapsht trupat gjermane ndersa aeroplanet e Balkan Air Force, permes zbritjeve dhe bombardimeve nga kuota të ulta e shkatërruan transportin gjerman, duke i shkaktuar një përqindje të lartë humbejsh. Forcat e UNÇSH me sulmet e tyre arritën që të kapin pothuajse të gjithë tanket armike në drejtim të Elbasan Tiranë.

Ato gjermane që mbijetuan arritën në rrethinat ee Tiranës vetëm kur Tirana ra në duart e partizaneve. Kolona e dytë u ndal prej partizaneve të tjerë në Peqin ku u zhvilluan luftime të ashpra që rezultuan me viktima te reja nga ana e personelit gjerman.

Si rezultat e këtyre aksioneve diversive, forcat kryesore partizane të Divizionit të parë, të përforcuara nga njësi të reja, qenë në gjendje të hyjnë në fazën finale, atë të likuidimit të pikave së përfocuar strategjike gjermane dhe çlirimin e qytetit.

Llogaritet që 1500 gjermanë u vranë, 150 u kapën rob dhe pjesa tjetër ia mbathi kodrave për të shpëtuar. Karvani nga Elbasani për në Tiranë u shkatërrua plotësisht, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë një masakër e vertetë, një kurth pa shpëtim për ushtrinë gjermane dhe kjo falë avionëve britanike të thirrur nga oficerët anglezë të LRDG. Fati i betejes së Tiranës u vendos në Mushqeta. Partizanët humbën 20 ushtarë dhe 30 u plagosën. Shehu i vetëm nuk do të mund të shkaktonte një dëm kaq shkatërrimtar kolonës gjermanë, mbasi nuk kishte as forca ajrore dhe as artileri. Ka qenë forca ajrore Aleate që shkatërroi kolonën gjermane ndërsa partizanët kryen çkishte mbetur, për t’u bërë në këtë operacion.( Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, 2007, faqe 241-245.)

Gjermanët në qytetin e Tiranës përdorën një sistem rrethor të mbrojtjes që kontrollonte rrugët që të çonin në qytet dhe të gjitha rrugët që të çonin në qendër të qytetit.Gjermanët, duke kuptuar se pozicionet e tyre ishin të dobëta. U vunë në zotërim në tre pika strategjike të përforcuara në kryeqytet: barrakat e Ali Riza që kontrollonte rrugën nga Durrësi, Pallati i ri që kontrollonte rrugën nga Elbasani dhe Sheshi Skenderbe, nga ku artileria gjermane ishte në gjendje të mbizotëronte të gjitha rrugët që çonin në qendër të qytetit. Nga këto tre pozicione, gjermanët qenë në gjendje të zbprapsnin sulmet e përsëritura partizane.. Në këto rrethana, u kërkua mbështetje ajrore nga Italia, aeroplanet e Balkan Air Force, bombarduesit dhe lëshuesit e raketave. Mbi 200 avionë të distancave të largëta (Beaufighters) moren pjesë në bombardimin e pikave strategjike të Tiranës të mbajtura nga gjermanët. Nga data 5 nëntor, aeroplanët Balkan Air Forces vepruan me maksimumin e përpjekjeve të tyre dhe vetëm kushtet e keqija atmosferike i ndalën programet për mbështetje të pandalshme të forcave në terren. Katër sulme në shkallë të gjërë u bënë mbi Kazermat e Ali Riza dhe në Pallatin e Ri. U bombarduan urat mbi rrugët kryesore që të çonin në kryeqytet dhe një vëzhgim jetësor nga ajri u ruajt mbi zonën e kryeqytetit, duke llogaritur për një proporcion tankeve armike dhe duke e parandaluar armikun të grumbullonte një forca të mëdha në çdo pikë.
.
Prej datë 12 nëntor, Elbasani u çlirua, duke detyruar trupat e mbetura të merrnin rrugën drejt Tiranës.

Me 13 nëntor, partizanët pushtuan pozicionet veriore të Sheshit Skendebej dhe në pjesë jugore të qytetit, partizanët e brigades 4 arritën Stadiumin e Sporteve të Tiranës. Armiku pësoi humbje të mëdha për shkak të përhapjes së luftimeve dhe mungesës së një fronti të qartë dhe kështu gjermanet nuk arritën të merrnin avantazhet që kishin në artileri. Me datën 17 nëntor, Tirana u zu plotësisht nga forcat e UNÇSH dhe rezistenca gjermane kishte marrë fund në të gjithë trekëndëshin Tiranë Durrës Elbasan. Megjithëse një vlerësim i përgjithshëm i humbejeve nuk qe i mundur të bëhej për humbjet gjermane, llogaritet që humbjet gjermane të vrarë dhe të zënë rob i kalojnë 2000 (Mushqeta-Tiranë). Një raport i OSS tregon se disa prej gjermanëvë të vdekur ishin gjermanë të plagosr që u vranë nga partiznaët: “Politika e UNÇSH ndaj gjermanëve të plagosur ishte të mos kishte të tillë. Kështu shumica e gjermanëve që u gjetën të plagosur u vranë pamëshirshëm, pa një pa dy. Burimi thotë se nuk ka parë të jetojë ndonjë gjerman i plagosur. Shumë pak robër u mbajtën nga UNÇSH”.( Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, 2007, faqe 247.) Partizanet humbën 127 të vrarë dhe 290 të plagosur.

Ndërkohë që Tirana u çlirua, partizanë të tjerë u vunë në zotërim të Durësit. Ishte e qartë se gjermanët ishin duke u larguar nga Shqipëria sa më shpejt që ta kishin të mundur. Disa prapavija ishin lënë menjanë në Lezhë dhe në Shengjin, në rrugën bregdetare dhe në disa pika përgjatë rrugës kryesore Prizren- Shkodër. Me 17 nëntor Tirana ishte e çliruar nga Gjermanët, por ato që erdhën, megjithëse çlirimtarë, nuk sollën lirinë e shumëpritur për qytetarët e thjeshtë të këtij qyteti paqësor. Qendrimi i shumicës së qytetarëve të Tiranës ndaj partizanëve nuk ishte i mirë, për shkak të raprezaljeve pa dallim, vrasjeve dhe përndjekjeve dhe poshtërimit të dinjtetit qytetarë.

Gjermanët ishin tërhequr me nxitim sepse pjesa më e madhe e instalimeve jetësore u gjenden të paprekura. Mbetjet e garnizonit gjerman, dikund tek 300 ushtarët ikën në veri. Durrësi u evakua prej gjermanëve ndërsa Elbasani ishte çliruar prej FNC-së. Forcrat e FNÇ arritën edhe një sukses tjetër në veprimin kundër prapavijave gjermane. Në zonën në mes Kukësit dhe Prizrenit një brigadë e FNÇ sulmoi një autokolonë gjermane duke shkatërruar më shumë se 100 kamionë dhe duke i shkaktuar gjermanëve humbje të rënda.( PRO.FO.371. 43554, R 19192, From Bari to Resident Minister’s Office Caserta, 22 November 1944.)

triana e vjeterPas çlirimit të Tiranës prej partizanëve dhe hyrjes së tyre në Durrësin e evakuar, FNÇ u vendos në kontroll të 4/5 të Shqipërisë, dhe pas kësaj rezistenca partizane kundër gjermanëve gjithnjë e më të paktë në numër në Shqipëri, filloi të bjerë. Tashmë në Shqipërinë e Jugut, brigadat e UNÇSH ishin transformuar në njësi të punës rindërtuese. Ajo që po vihej re tashmë ishte prirja që për sa kohë që grupet e rezistencës partizane ishin të organizuara në formacione ushtarake, funksionet e tyre prireshin me u ba ma shumë politike se sa ushtarake dhe se ato tashmë nuk ishin të interesuar më së pari të luftonin më gjermanët. Kuadri administrative i FNÇ ishte ende në këtë kohë në fazën rudimentare dhe forca reale e FNÇ ende mbështetej në UNÇSH. FNÇ tani filloi të përballej me përgjegjësi gjithnjë e në rritje që përfshinin probleme të administrimit, ndihmave dhe rindërtimit. FNÇ refuzoi të pranonte ndihmat e Aleatëve, derisa ato të administroheshin përmes kanaleve të FNÇ dhe hodhi poshtë ofertat për të pranuar personalin mjekësor Aleat me punue në Shqipëri. Kjo gjë shpjegohej me vijimit ne qendrimit dyshues dhe të armiqësiseë latente të udhëheqësve të FNÇ ndaj Aleatëve Perëndimorë. Që në këtë kohë udhëheqësit e FNÇ filluan të tregohen intensivisht qenësisht dyshues ndaj çdo gjëje, të cilët ata mund ta përcaktonin si përpjekje e mundshme nga jashtë me ushtrue kontroll ekonomik dhe politik në Shqipëri. (PRO.WO.202.960, Albania, to G-2 (P.B.), AFHQ Balkan Political Review, Issue No.12, for week ending 22 November 1944.)

Kështu përfundimisht u hap rruga për tërheqjen finale gjermane nga Shqipëria, e cila, sipas deshmive ta pavarura, jo vendase, ka ndodhur në Shkodër me datën 29 nëntor 1944

clirimi i TiranesMe 19 nëntor, partizanët e Brigades 18 u vunë në zotërim të Kukësit. Partizanët e brigades 3 dhe 5 çliruan Pejen dhe Prizrenin, në Kosovë dhe nga fundi i muajit, Shkodra ishte bastion i fundit gjerman që ra dhe kështu e gjithë Shqipëria ishte tani e lirë nga gjermanët. Përreth Shkodrës operonin Brigadat e shtatë, e cila e kishte të vendosur Shtabin në Laç të Vaut të Dejës, ndërsa zonën vërilindore të Shkodrës, në Drisht, ishte vendosur Shtabi i Brigadës 22. Krahas trupave partizane vepronin edhe patrullat britanike të LRDG. Me datën 22 nëntor zbarkoi me parashutë Kapiteni britanik Dickinson, me cilësinë e përfaqësuesit të Nën Marshallit Elliot dhe për mbërritjen e tij në Zonën e Lezhës dhe Shkodrës në këtë moment të rëndësishëm të evakuimit të trupave gjermane nga Shqipëria Veriperendimore, ishte informuar edhe Enver Hoxha. Dickinson jep disa informacione të vlefshme rreth situatës në Shkodër dhe rreth saj: Së pari, nga raporti i tij kuptohet se trupat gjermane të Regjimentit 522 ishin të gatshme të dorëzoheshin pranë trupave britanike të LRDG, por ato refuzonin kategorikisht të dorëzoheshin pranë partizanëve shqiptarë, për shkak se deri më tash përvoja kishte treguar se UNÇSH kishte thyer ligjet e luftës dhe kishte ekzekutuar robërit, duke krye në këtë mënyrë një krim të paramenduar lufte. Së dyti, Dickinson raporton se brigadat partizane rreth qytetit të Shkodrës qendruan në pritje të procesit të evakuimit të gjermanëve, pa zhvilluar ndonjë betejë me këtë rast; së treti, partizanët e konsideronin në total popullsinë e Shkodrës një popullsi kolaboracioniste dhe kjo është përgatitja psikologjike armiqësore, që ata kanë pasur kur kanë hyrë në qytet, gjë që shpjegon sjelljen pushtuese të partizanëve, ndaj popullsisë qytetare shkodrane dhe raprezaljet që kanë vijuar që nga dita e parë e asaj çfarë do të duhej të ishte liri. Së katërti, partizanët janë përpjekur të izolojnë ushtarakët britanikë nga marrja e informacionit mbi qytetin e Shkodrës, raportet informative të marra nga robërit gjermanë dhe janë përpjekur të ndalojnë Dickinson nga marrja e drejtpërdrejtë e informacioneve në qytetin, tashmë të evakuar nga gjermanët dhe të pushtuar nga partizanët komunistë. Dickinson raporton se gjermanët e evakuan qytetin e Shkodrës me datën 29 nëntor 1944.( PRO.WO.204/8483, Report on Operation “Frontier” 22 November- 12 december 1944, From Captain D.H. Dickinson to Officer Comanding PWB Unit, No.9.) Sipas analistëve ushtarakë britanikë, partizanët hynë në Shkodër me datën 29 nëntor 1944, kur forcat gjermane u tërhoqën në Mal të Zi.( PRO.HS 7/70, S.O.E History 37/B, Allied Military Mission, Albania 1942-1945, part I faqe 29.) Partizanët hynë në Shkodrën e evakuar nga gjermanët, në një qytet që përherë kishte qenë qendra një opozitë të brendshme të fuqishmë kundër komunizmit dhe do mbetej përherë e tillë. Siç duket tërheqja gjermanë nga Shkodra ka ndodhë me datën 28 nëntor 1944 dhe kjo gjendet e shënuar në një dokument tjerër(PRO.FO.371.48079, R 3135/46/90, Situation in Northern Albania, Office of the Representative at Bari of the Resident Minister Central Mediterranea, D.C. Walker to Phillip Broad, Bari, 31 January 1945), dhe hyrja e partizanëve me datën 29 nëntor 1944. Në një fjalim të mbajtur në Tiranë, me datën 28 nëntor 1944, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, Enver Hoxha përgëzoi forcat partizane për arritjet e tyre, por theksoi se detyra të mëdha të administrimit dhe rindërtimit qendronin përpara. Për me i realizue këto detyra do të ishte e nevojshme me transformue forcën e tyre ushtarake në një forcë politike. Ai deklaroi gjithashtu se trupat shqiptare do të ndihmonin ato jugosllave në pastrimine Malit të Zi nga gjermanët.( PRO.WO.202.960, Albania, to G-2 (P.B.), AFHQ Balkan Political Review, Issue No.14, for week ending 6 December 1944). Është koha kur propaganda komuniste në Tiranë i përmbahej linjës së Shqipëria ishte çlirruar prej shqiptarëve me forcat e veta dhe se partizanët shihnin nga Bashkimi Sovjetik për mbështetje, më tepër se sa tek Aleatët Perëndimorë.

Share: