Home KRYESORE Danaj: Vucic pranon mbrojtjen raketore ruse kunder BE

Danaj: Vucic pranon mbrojtjen raketore ruse kunder BE

Nga Koco Danaj

Tashme Vucic doli hapur. Hoqi edhe masken e fundit. Tashme para kujtdo qendron “Shesheli” i ri serb. Por me i armatosur se i pari
E para: Sepse Brukseli e perkedheli,e rifuti edhe ne Kosove duke i hapur edhe dyert e BE.
E dyta: Sepse me 5 miliard euro armatime qe do marre nga Rusia, me ndertimin e sistemit te mbrojtjes raketore ruse, i dha fund gjoja neutralitetit serb. Sot Serbia eshte bere kercenimi me i madh i rajonit
dhe i Europes.
E treta: nje pjese e ketij sistemi raketash do te dislokohen ne Lugine te Presheves, pra ne teritor shqiptar.
Se cfare do beje Nato dhe BE, nuk dihet akoma. Por nuk dihet se cfare do bejne politikanet shqiptare?
Do presin se cfare do ju thone? Apo do jene ata qe duhet te sugjerojne ne Nato dhe Be.
Ka disa rruge: E para te mos pranojne bashkesine e komunave serbe me statutin e tanishem
E dyta te kerkojne federalizimin e Maqedonise
E treta te kerkojne autonomi per shqiptaret ne Mal te Zi dhe Lugine te Presheves
E katerta: te krijojne Trupen Konsultative politike Tirane-Prishtine-Shkup-Presheve-Ulqin
E pesta: Te shpallin bashkimin e trojeve shqiptare
E gjashta: Te kerkojne vendosjen e mbrojtjes raketore te Natos ne rajonin e Kukesit.
Kur kerkon dhe jep fakte, edhe do marresh. Kur argumenton cfare do, edhe ta japin. Kur ua mbush mendjen se kerkesat e tua jane edhe interes i Natos dhe BE edhe ti plotesojne kerkesat. Ne politike nuk ka dashuri, ka vetem perputhje intresash.
Tashme doli qarte “Pellumbi” Vucic tregoi se eshte vetem “Akrep”. Kujdes, helmi i akrepit eshte vdekjeprures.

Share: