Home KRYESORE HESHTJA e PADËSHIRUAR…

HESHTJA e PADËSHIRUAR…

Nga Tritan Kalo

Në pritje të “aprovimit” apo të “hedhjes posht딝 të Projektligjit Qeveritar mbi konsiderimin e kritikës/shpifjes ndaj bëmave të përditëshme të plolitikbërësve apo të politikzbatuesve, si një vepër e karakerit penal dhe ndëshkimet që i bashkëngjiten asaj, në një vend:

ku është vështirë të gjesh kufirin ndarës midis realitetit, konspiracionbërjes, fakteve apo pseudofakteve; ku transparenca për vendimet apo veprimet e pusht-shtetarëve është shumë e vështirë të të ofrohet për ne taksapaguesit e thjeshtë;

ku interesat politiko-ekonomiko-klanore prevalojnë mbi interest e një populli të “mpir딝 mendërisht e fizikisht udhës 25 vjeçare me plot të papritura të kësaj zhagitjeje të quajtur “demon-kraci”;

ku të përfshirët në çfarëdolloj veprash të turpshme dhe penalisht të ndëshkueshme na ofrohen si “engjëj” ligjbërës apo zëdhënës të popullit në foltoren e Parla-mentit (vëndi ku duhet folur me mënd);

ku kënaqësija e të biseduarit mes miqsh ndërsa gjerbon një kafe mundet të rezultojë fatale nën plumbat që i adresohen dikujt të ulur jo larg teje dhe i cili është “target” i larjeve të hesapeve mes bandave të krimit të organizuar;

ku sytë dhe veshët prej shumë vitesh na janë lodhur duke parë dhe duke dëgjuar të njejtët “por(dh)itikbërës”, të cilët dita-ditës të zezën na e bëjnë të bardhë, varfërimin tonë të përditshëm si pasurim;

ku edhe shërbimet që Kushtetuta ua bën të detyrueshme të na i ofrojnë ata dhjetramijra nëpunës civilë, pak nga pak po vihen në duart e kompanive private gjoja “për të mirën ton딝 dhe jo për pasurimin e zotëruesve të këtyre kompanive, të cilët ishin, janë dhe kurdoherë do të jenë shërbëtorët besnikë, puthadorët, dallaverebërësit e oborreve të Qeverive të rradhës;

ku zotërusit e një pasurije pronësore dje dhe sot vijojnë të konsiderohen si “ish-pronarë;

ku “analfabetizmi funksional” po vret të ardhmen e zhvillimit sicio-ekonomik të këtij vëndi shumë të begatë në pasuri mbi dhe nëntokësore; ku do të vijë shumë shpejt dita që askush nuk mundet të bindë të punojnë si dhe sa duhet “Doktorët e Shkencave” apo “Profesorët” e shumtë, që po na mbijnë si këpurdhat mbas shiut kudo në institucionet tona;

ku mbrojta e vëndit na sigurohet nga një ushtri në të cilën ka më shumë gjeneralë se sa ushtarë; ku u reklamua si arritje e paimagjënueshme shkatërimi i një vatre kanabisprodhuese, për tu vijuar më pas me “Lazaratizimin” e të gjithë vëndit;

ku shtimi i tarifave apo pagesave të shiten si “pasurim”, për shkak të uljes së premtuar parazgjedhore të tyre; ku ish-pushtetarët e djeshëm dhe opozita e sotme, të akuzuar jo pak nga mazhoranca e sotme për afera të njejta ose të ngjashme me ato, me të cilat ata sot rreken të na bindin me ose pa të drejtë se janë po aq aktuale për këtë mazhorancë, dhe sa ata vetë janë “engjëjt e sotëm” dhe jo “djajtë e djeshëm”;

ku mjaft lehtë mundesh të përfundosh në burg se nuk ke paguar 2.000 ose 3.000 lekë shpenzimet e energjisë elektrike, dhe kompani ose digastere të vetë shtetit i detyrohen atij miliona e milona dollarë dhe ku çdokush me pushtet, mundet të jetë i përfshirë në afera miliona dollarëshe, por që as qimja e flokut nuk i është prekur deri më sot;

ku ata që me dije e vullnet kanë qenë në çdo moment të jetës së vëndit “oksigjenprurësit” e sektorëve të asfiksuar të jetës politiko-ekonomiko-sociale janë lënë mënjanë, injoruar ose edhe më keq janë denigruar për “moskokëuljen” e tyre ose për “mosgëlltitjen e lugës së çorbës korruptive”, unë Tritan Kalo, jam i detyruar që për hir të antikonformizmit tim “kongenital”, të ndërpres komentet apo vërejtjet ndaj bëmave shpesh edhe ulëritëse të “pusht-shtetarëve” të djeshëm dhe të sotëm, të cilat kanë kohë që na ofrohen për të na ngjyruar në rozë gjithshka që kemi përjetuar dhe po përjetojmë, gjatë “shkallmimit” 25 vjeçar të gjithshkaje të vlefshme në karakterin e këtij populli si dhe në pasuritë tona të përbashkëta.

Hasta la vista! … DERI KUR?

Share: