Ilir Demalia adashit Beqja: Desh vdiqa në spitalin tuaj!

Ilir Demalia adashit Beqja: Desh vdiqa në spitalin tuaj!

0

Ilir Demalia është një personazh i njohur i Shqipërisë së viteve ’80 dhe ish punonjës i Kinostudios në atë kohë qe u bë ndër kontestuesit e regjimit komunist te athershem dhe mbetet i njohur ne vemendjen e publikut edhe vjen ne vemendje te publikut ne lidhje me nje ekspereince te tij ne spitalin publik. Demalia, shumë i njohur si një prej atyre që hynë në Ambasadat e huaja në korrik 1990, u largua nga Shqipëria duke puthur tokën në 13 Korrik 1990. Ai u vendos në Gjermani e më pas në SHBA, ku jeton ende. I kthyer në Shqipëri për promovimin e librit të tij “Guri i fundit i dominos딝 që flet për ngjarjet e 25 viteve më parë, ai ka pësuar një problem shëndetësor. Eshte shoqëruar në spital, prej nga i tmerruar i ka dërguar këtë letër Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. Ja letra e tij:

QSUT-ja, si baraka te spitaleve te luftës Pare Botërore ne fushe-beteja.

I nderuar zoti Ministër!

Te henen me 16 nendor, duke pire kafen me miqt e mi tek Kafe Melburni ne rrugen Asim Vokshi, rashe ne gjendje kolapsi, kjo pak e rendesishme. Miqte e mi, midis tyre gazetari Hektor Pustina, te alarmuar, pasi per 1 deri dy min nuk kishte asnje rrahje pulsi dhe shenje jete, lajmeruan urgjencen.

Per mos u zgjatur, sollen ambulancen qe me shume ngjasonte si nje autoburg i kohes se diktatures se nje ambulance per te shpetuar jeten sic dhe duhet te jete urgjenca. Gjate dergimit per ne spital, koka here mbas here perplasej ne nje hekur ku ende jane shenjat e dy xhungave.

Ne spital, kur dola nga gjendja, kuptova qe isha ne nje koridor, qe ngjasonte me Pazarin e Gjese Gjalle dikur ke bregu lumit Tiranes. Ne dy anet e koridorit te shtrire ne krevate hekuri si reparti ushtarak, te semure qe merrnin serum si dhe une. Vizitore, kalimtare, hallexhi , kalonin duke ngritur tubat qe i ipnin serum te semureve, duke bertitur, qe me sillte ne mendeje pamjet e fushluftrave sot ne Siri. Ne vend te nenkokes me kishin vene xhaketen time ku telefoni qe kisha ne xhep me vriste dhe nuk isha i mundur ta levizja. Kur erdha ne gjendje, hoqa serumin vete, u ngrita dhe dola nga Spitali. Me pyeti nje doktorreshe ku po shkoj?….

Ju gjegja se, erdha per ndihme po ketu eshte porta ferrit.

U largava me miqt e mi.

Ju drejtohem ju zoti Beqja

Si ka mundesi nje minister i Rivdekjes se shqiptareve, te harxhoj parate e takspaguesve shqipetare, me Jaguare, te shpenzoje miliona per sendet e lukset dhe spitalet jane ne gjendje me te rende se ne 1938.

Vazhdoni keshtu se do ju mbysi shume shpejt zullumi juaj.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY