Home I pakategorizuar Ke po godasin Lu dhe Vlahutin? Kemi ne Podemo dhe Syriza?

Ke po godasin Lu dhe Vlahutin? Kemi ne Podemo dhe Syriza?

Andi Bushati ne editorialin e tij per Lapsi.al thote se ambasadori Donald Lu dhe kolegia e tij e Bashkimit Europian, Romana Vlautin për ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike, përditë e më shumë po përforcojnë një ide: se këtë radhë ShBA dhe BE janë bërë bashkë në Shqipëri, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për t’i dhënë fund farsës së njerëzve që vrasin pas gardhit të institucioneve dhe nuk u hyn gjemb në këmbë; për t’u dhënë fund politikanëve që vjedhin me bllok në dorë dhe dalin të pafajshëm; për t’u dhënë fund atyre që rrisin borxhin publik për tu shpërndarë para miqve dhe që njëkohësisht luajnë rolin e shenjtorëve duke hapur faqe për transparencën.

Qartazi Andi Bushati beson dhe ja u sugjeron te gjithë shqiptareve publikisht te besojnë se Lu dhe Vlahutin po godasin Ilir Meten, Edi Ramen, Lulzim Bashen dhe Sali Berishen duke realizuar reformën ne drejtësi për te ndëshkuar çdo njërin qe ka shkelur ligjin! Kjo ne fakt është shume e bukur për te qene e vërtete dhe e realizueshme… Bushati nga ana tjetër dhe qe di shume mire se nëse goditen këta drejtues partish politike, partitë perkatese vdesin, ai nuk analizon se cfare mund te vije pas ndëshkimit te këtyre politikaneve qe kane sunduar ne këto 25 vjet. Nje Podema dhe Syriza shqiptare ndoshta…? Ne fakt edhe kjo tingëllon shume e bukur për te qene e vërtete….

Ka sigurisht grupe shume modeste qe besojnë se mund te jene binjaket e këtyre organizimeve ne Shqipëri. Por, kjo sigurisht nuk mjafton dhe ato deri tani nuk kane demonstruar pjekuri politike veçse shenja protesta ndaj këtij sistemi qe këta politikane ne Shqipërinë e te gjitheve….

Share: