Home KRYESORE Kumuri e Elbasanit

Kumuri e Elbasanit

Nga Luan Kurti

Kalimera qe kalispera sas! Dje PS e Shkodrës u njoftua për mbledhje, gabimisht. Mesazhshkruesi, një komunist fanatik kishte ngatërruar 7-tën me 8-tën, pra datën e themelimit. Blushi nuk shkoi me Ramën në Elbasan, sepse po merrej me interesat e Kandidatit botuar nga Çili. Radio lokale në shenjë nostalgjie transmetoi këngën” Kumuri e Elbasanit”. Braçe e quajti Çilin bythlëpirës. Posta shqiptare do emetojë një pullë, se si mund të jesh i suksesshëm në ditë e sodit. Siguracioni i makinave do rritet edhe më. Kemi vendosur që të përdorim të njëjtën makinë me një shokun tim, pra dy pronarë një siguracion. Dhe më e bukura: me të marrë njoftimin se nafta në Durrës u bë detë, ja krisëm që të dy të furnizonim makinën tonë sociale. Bashkë me karburantin kemi në serbatorë edhe ca jashtëqitje publike, por s’ka qar pa zarar. Ja hara!

Share: