Home KRYESORE Laguna Blu, Shqipëria ne miniature…

Laguna Blu, Shqipëria ne miniature…

Kjo qe botojmë ne “Përqasje” është pjesa e fundit e një artikulli te gjate te gazetarit Blendi Fevziu kundrejt debatit ne distance midis Aleksander Frangaj dhe Andi Bushatit për aferën qe është quajtur mediatiksiht “Laguna Blu”. Ne besojmë se kjo pjese është domethënëse për Shqipërinë qe është ndërtuar ne këto 25 vite te demokracisë ne zhvillim te Shqipërisë. Na duket se “Laguna Blu” është Shqipëria e sotme ne miniature… Lexojeni dhe besoj edhe ju do keni te njëjtin opinion:

“Nuk kam dashur të përfshihem në atë histori dhe kam hequr dorë prej vitesh nga angazhimi aty. Unë kam qenë banori i parë i atij fshati në 2002. Ashtu si ti kam një apartament në katin e dytë. Vitin e parë shihja nga ballkoni një pamje të mrekullueshme, pa asnjë ndalim. Pastaj ata të katit të parë nisën të ndërtojnë gardhe, të rrethojnë toka dhe të zaptojnë territore. Nisën të ndërtojnë shtesa dhe të devijojnë rrugët. Të gjitha pa leje. Të gjitha në shkelje të ligjit. Nuk qenë hallexhinj. As njërëz të zakonshëm. Qenë dhe janë elita e këtij vendi. Po cila elitë në fakt? Të gjithë ne aty përfaqësojmë Shqipërinë që është sot. Ndërtues të mëdhenj, që kanë shkatërruar Tiranën duke zaptuar gjithçka. Janë 7 nga 11 ndërtuesit më të mëdhenj të Shqipërisë në atë fshat. Secili prej tyre me kate të tëra pa leje në mes të Tiranës. Shkelës ligji do thoshe ti. Biznesmëne të mëdhenj, tregtarë, që vijnë me makina 200 mijë euro dhe refuzojnë të paguajnë detyrimin komunitar prej 39 mijë lekësh në vit. Që 10 fishin e këtyre lekëve e lenë në tavolina ku dehin doganierët e shtetit, por nuk paguajnë atë rojen e fshatit që ikën në shtepi pa marrë 15 mijë lekshin për të cilin ropatet. Politikanë që thyejnë cdo rregull komunitar, gjyqtarë që e kanë rrënuar dhe e kanë futur këtë vend të konflikt me papërgjegjshmërinë e tyre, gazetarë që ankohen për të tjerët, por kurrë nuk shohin veten. Kush e ka thyer ligjin Bushat? Unë i pari! Ti i dyti! Të gjithë ne që jetojmë të privilegjuar atje. E di pse? Sepse ne kemi rrethuar dhe mbajmë ende në izolim, 6 vjet pasi ka dalë ligji një sipërfaqe prej 9 ha! E mbajmë sepse na bezdisin të tjerët. Jemi ne që kemi zënë rrugën e komunës për të dalë në det. Dhe e di, shumë prej atyre që protestojnë trokisnin në derën e Sandrit për të fituar këto privilegje. Për të mos hapçur rrugën, për të mos prishur rrethimin e fshatit. Një fshat milionerësh që refuzojnë të paguajnë 3000 Euro për të blerë ambientet e përbashkëta, Pishinën e fushat. Dhe që mos të paguajnë këto lekë shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mos zbatuar ligjin. Merri një për një dhe shihi sa prej tyre janë bërë pronarë të mijëra metrave katrorë tokë komunitare edhe pse s’kishin asgjë. Bëji thirrje Kryeministrit t’i trajtojë edhe këta “Vip” ”“a si gjithë shqiptarët e tjerë! Ti nxjerrë të bëjnë plazh bashkë me të tjerët dhe të ndalojë izolimin e tyre Brenda një parajse të rrejshme. Ky ëhstë zbatim ligji. Për këtë unë them që Kryeministri është selektiv. Sepse në atë fshat banojnë disa ministra dhe ish Ministra. Ndaj ata nuk I prek ligji. Ajo është Shqipëria që kemi ngritur Andi. Shqipëria e fëmijëve të biznesmenëve, që qarkullojnë me makina sportive që bëjnë më shumë se sa merr rrogë një nëpunës gjatë gjithë jetës. Shqipëria e atyre që janë pasuruar mbi spekullimin dhe që shkeljen e ligjit dhe mos bindjen ndaj tij e dinë privilegj të statusit që kanë.

Ndaj e fillova nga vetja duke besuar se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më mirë do ti bëjmë këtij vendi!”

Shkrimin e plote te Blendi Favziut mund ta lexoni ne Opinion.al

Share: