Home KRYESORE Mbledhje për shiun, e jo për Shish-in zoti President!

Mbledhje për shiun, e jo për Shish-in zoti President!

Nga Ylli Dylgjeri

Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u lag, e vendi u përmbyt anekand.

Të kishte vazhduar edhe pak minuta mbledhja e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, do të permbyste edhe Presidencen. Por jo! Shpëtuan. Shiu po përmbyste vendin…dhe mbledhja vazhdonte e fliste për rrezikun nga ISIS -i.

Flitej per masat qe duhet marrë SHISH-i dhe jo për masat nga shiun!!! Orkestra vazhdonte ti binte veglave, e uji mbyste Titanikun.
Zoti kete here Tiranen e kish planifikuar per te hedhur uje e jo bomba. Shume shi, sa skish ndodhur te përmbytej çdo rrugë e deri edhe autostrada në Tiranë.

Por jo! Mbledhja e Sigurise nuk kish lidhje. Mbledhja vazhdonte. Vazhdonte të merrte masa për armikun imagjinar, e jo per shiu që mbyti çdo arrë.

Nuk ka vend për panik!

Share: