Home KRYESORE Në moçaloren e mender “akademizmit” shqiptar…

Në moçaloren e mender “akademizmit” shqiptar…

Profesoresha Mirela Bogdani pasi është kthyer për te ndjekur një leksion te hapur ne Cardiff University shperthen per jeten arsimore dhe akademizmin ne Shqiperi te cilin e quan moçalore e mender “akademizëm” shqiptar duke ndërtuar edhe një debat ne distance ne rrjetin social te Facebook. Problematika e arsimit te larte ne Shqipëri sigurisht qe tërheq debatin dhe nuk kane munguar koleget e saj te cilët e kane kundërshtuar, apo mbështetur këtë qasje te Bogdanit e cila pervec angazhimit te saj akademik ne Shqipëri dhe Angli, prej kohesh është e angazhuar edhe ne politike ne Angli dhe Shqipëri! Ja cfare shkruan Bogdani ndërsa publikon foton me siper:

“Back to Cardiff University… këtë here për një leksion te hapur me profesoreshën e Universitetit te Cambridge dhe një nga autoret me te njohura te rrymës feministe te shek 20, Germaine Greer. Dhe me shijoi aq shume sepse kuptova sa me kish munguar akademizmi e shkenca e vërtete, pas këtyre viteve ne mocaloren e mender “akademizmit” shqiptar, qe ka degraduar ne piken me te keqe qe nga themelimi i universitetit dhe ku, te vjen te nxjerrësh zorrët me ato palo leksione mediokre dhe konferenca idiote qe kalojnë nga “ndërzimi artificial te lufta ne Vietnam” (po te citojmë atë batutën e një filmi shqiptar)! Shkenca është kthyer ne një koncept alien! E pra ndaj, veç keqardhjes për universitetin e shkencën, ndjej po aq për brezin e ri te këtij vendi, qe po “arsimohet” ne dark ages, apo mesjetën e arsimit shqiptar.”

Share: