Home I pakategorizuar Nuk është kjo mënyra për te mbushur arkën e Bashkisë!

Nuk është kjo mënyra për te mbushur arkën e Bashkisë!

Qytetari Ajet Rira shkruan se tashme ka filluar një aksioni I ri I Policisë Bashkiake për parkimin e makinave qe sipas tij është abuziv! Abuziv – thotë Rira financiarisht dhe me kosto kohe te humbur dhe pa u mbështetur ne ligj, por mbi vullnete individësh te cilët as te justifikohen nuk dine dhe karrotrecat nuk i marrin vetëm makinën qytetareve, por edhe leke e kohe! Ja cfare shkruan Ajet Rira ne profilin e tij ne Facebook:

Me merr makinën me karrotrec me pretendimin se kam parkuar ne stacion te unazës! edhe pse stacioni ndodhet treqind metër larg, dhe kjo metode behet qe te me marre nga xhepi me force shtate-dhjete mije lek te vjetra. Kur shkon te marrësh mjetin pyet për arsyen,dhe përgjigja: Cte te thotë vllai, e ka marre karrotreci për parkim te gabuar! Kur I kërkon foton qe te faktoje se kam parkuar gabim, pergjigjet, skam internet te ta tregoj ! Kjo behet vetëm per te vjedhur njerezit. Nuk eshte kjo menyra per te mbushur arken e Bashkise o…!

Share: