Home KRYESORE NUK ËSHTË MË ÇUDI QË PO GËNJEJNË, POR QË PO U BESOJMË(!)

NUK ËSHTË MË ÇUDI QË PO GËNJEJNË, POR QË PO U BESOJMË(!)

Nga Shemsi Recica

Për Pakon e Ahtisarit, të cilën nuk e kishte pranuar Serbia, patën thënë se “është kompromis i dhembshëm, por i domosdoshëm” dhe patën premtuar se, pas Vjenës, “nuk do të ketë më bisedime me Serbinë”. Përkundër këtyre premtime, bisedimet Kosovë-Serbi vazhduan, tash në Bruksel, dhe këtyre bisedimeve, as sot e gjithë ditën, nuk po u shihet fundi.

Kur u bë e ditur se do të kishte prapë bisedime me Serbinë, u ngutën të thonë se “do të ketë vetëm bisedime teknike dhe të një niveli të ulët” dhe premtuan se “me Serbinë nuk do të ketë kurrë bisedime politike dhe as për çështje të brendshme të Kosovës”. Përkundër këtyre premtime, me Serbinë biseduan në nivel kryeministrash dhe arritën marrëveshje politike dhe për çështje të brendshme të Kosovës.

Tash, marrëveshjet Prishtinë-Beograd për çështje politike dhe për çështje të brendshme të Kosovës, po i propagandojnë si “sukses të madh” të tyre dhe “në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”(!)

Me gënjeshtra dhe me premtime të rrejshme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe, në saje të tyre, po qëndrojnë me sukses në krye të, po thuaj, të gjitha institucioneve “të pavarura” të Kosovës, ni nivelin lokal dhe nivelin qendror. Kjo, prandaj, nuk është më çudi. Çudi është që, në këtë vend, ende po u besojnë gënjeshtrave dhe premtimeve të rrejshme të njerëzve të njëjtë.

Share: