Home KRYESORE Open Data Albania, premtimet dhe realizimet kundrejt ish te përndjekurve…

Open Data Albania, premtimet dhe realizimet kundrejt ish te përndjekurve…

Open Data Albania (ODA) ka marrë në analize shpenzimet e parashikuara dhe pagesat që janë bërë nga Buxheti i Shtetit për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë për vitet 2007-2015. Sipas ODA për vitin 2013 ishin parashikuar 3 miliardë lekë për kompensimin e ish-të përndjekurve, vendim qe sjell nivelin më i lartë te programuar për këtë kategori nga Buxheti i Shtetit ndër vite. Por, po sipas ODA në Buxhetin Fillestar të vitit 2014 për kompensimin e ish-të përndjekurve u planifikuan 1.8 miliardë lekë, 40% më pak se në vitin 2013. Rishikimi i buxhetit 2014 në shtator nuk u shoqërua me rritje ose ulje të financimit për ish-të përndjekurit, pavarësisht ndryshimit të ligjit për kompensimin e ish-të përndjekurve për përshpejtimin e pagesave për personat që jetojnë ende. Duket sikur mezi presin te vdesin, sepse viti 2014 u mbyll me 1.76 miliardë lekë të paguara nga Buxheti, 41 milionë lekë më pak se sa ishin parashikuar në fillim të vitit. Nderkohe ODA ben me dije në vitin 2015 janë parashikuar 2 miliardë lekë për ish-të përndjekurit, 200 milionë lekë më shumë se në vitin 2014. Deri në muajin Shtator, 2015, Thesari i Ministrisë së Financave raporton për 1.51 miliardë lekë të paguara, duke realizuar në nivel nëntëmujori 76% të nivelit të programuar. ODA thote se muajt me pagesat më të larta rezultojnë marsi me 740 milionë lekë dhe qershori me 524 milionë lekë. Në muajt korrik dhe shtator, në bazë të shifrave të raportuara, nuk është bërë asnjë pagesë.

Share: