Home KRYESORE Patriotizmi partiak prodhon kriza identitare!

Patriotizmi partiak prodhon kriza identitare!

Nga Kreshnik Osmani

Te gjitha përpjekjet per te mobilizuar shqiptaret per shpalosjen e flamurit kombëtar me rastin e festave te Nëntorit shpalosin ne thelb krizën e thelle identitare qe përjeton ky popull. Shqiptaret, per arsye te klasës se papërgjegjshme politike, nuk ndjejnë asgjë për Atdheun e tyre. Ata ndjejne me shume per cdo flamur tjeter qofte ky ne Lindje apo ne Perëndim! Kjo, sepse flamuri i tyre kombëtar nuk perfaqeson per ta asnje lloj shprese, perspektive, dinjiteti e krenarie kombëtare.

Mafia politike mban peng zhvillimin e vendit nëpërmjet demoralizimit te elitave, instalimit te nje administrate kopukë, klienteliste dhe klanore te korruptuar nga nivelet me te larta deri tek ato me te ulëta. Nese kjo situate zgjat dhe shqiptaret vazhdojnë përgjumjen e tyre, pavetëdija e tyre dhe me pas vetëdija do te vihen ne kërkim te identiteteve te tjera alternative, duke e zbrazur Shqipërinë; fillimisht prej perkatesise identitare dhe me pas kush mundet, vijon duke e zbrazur atë prej prezencës se tyre fizike.

Përpiqem sa te mundem te jem optimist, por e ardhmja duke ende e zeze, e erret, e ftohte. Arsyeja perse e ndjejmë fuqimisht flamurin ne nje ndeshje te ekipit kombëtar dhe nuk e ndjejmë atë te festave kombëtare; arsyeja perse urrejmë flamujt e vendosur neper institucionet shtetërore është se kombëtarja jone me te gjitha dobesite e saj, here pas here ka mundur te na gëzoje dhe te gjithë tifozllëkun e bejme pa na shtyre njeri! Ndërsa flamuri si përfaqësues i identitetit kombëtar dhe i dinjitetit shtetëror me mënyra te patriotizmit partiak na ka shkaktuar dhe vazhdon te na shkaktoje me te njëjtin intensitet dhe brutalitet, dhimbje, hemorragji, humbje e poshtërim sepse imponohet ne mënyre partiake-politike. Flamuri ngrihet nëse ndjehet. Gomereve qe te lëvizin duhet t’u thuash “ush”…!

Share: