Home KRYESORE Për Drejtesine, jemi larg edhe me kohen e Skënderbeut…

Për Drejtesine, jemi larg edhe me kohen e Skënderbeut…

Nga Elmaz Sherifi

Sa shume muhabete bëhen per “Reformën ne Drejtësi”, sa qe diskutimet ne Kuvend, ngjasojnë me muhabete kafenesh, te njerëzve te zakonshëm, qe mërzitjen e shuajnë me rrufitjen e kafesë dhe kthimin me fund te gotes se rakise, se perzier me shume element, qe si përmban rrushi… Po aq bezdisëse janë bere edhe deklaratat e përfaqësuesve te partive parlamentare, sa qe te duket sikur ne Shqipëri deri tani, shqetësimet ne Drejtësi, burojnë nga “boshllëku ligjor.”..

Miq te nderuar politikane ! Mungesa e drejtesise ne Shqipëri është sponsorizuar nga politikanet e korruptuar, te cilet, per ti shpetuar përgjegjësisë per veprat penale qe kryejne, i kane korruptuar edhe gjykatesit, me milionat e ofruara, dhe me mbrojtjen politike qe u ofrohet, per vazhdimesine e “misionit te padrejtësise”

Sipas nje sentence te pershkruar te “Filozofia e se Drejtes”/jurisprudenca, si shkenca e studimit te teorise mbi te drejten, nuk ka ligj te keq, por ka zbatim te keq te ligjit, nga ata qe Ali Pashe Tepelena i quante “doktore te ligjit”, pra nga gjyqetaret. Pseudoreforma e drejtesise, do te ishte nje mashtrim i ri politik, nese kjo klase politike, qe psall prej 25 vjetesh, nuk do te largohej…

Ne vepren e tij “Permbledhje poezish”, Auden, ka edhe nje poezi qe e nominon, “ligji si dashuria”….Sipas tij. Ligji-thote gjykatesi i vrenjtur ne fytyre, tek flet rrepte, shkoqur e hije rende… si ju thashë… si e dini dhe vete, si tua shkoqis edhe njehere..shkurt. “ligji është ligj”… Le te zbatohet ligji, për te shpëtuar shoqerine, nga e keqja e madhe qe e ka zene per fyti, dhe e ka emrin oligarki, si bashkëjetese e politikes, multimilionerë dhe sherbetoreve te Medias…..

E drejta, nuk eshte mjet i kontrollit mbi shoqerine, ashtu si ka qene ne epoka te ndryshme te zhvillimit te shoqerise, feja, morali apo dhuna… Ashtu si shoqeria jone, nuk mund te shpëtoje prej se keqes, nga mosbindja ligjore, nga anarkia. Përkundrazi, duhen gjetur mekanizmat, per te imponuar respektimin e ligjeve, jo te urdhrave sulltanor dhe, duhet te ndërgjegjësohet shoqeria, sidomos studentet, se shteti i se drejtës, e përjashton “mosbindjen ligjore”, teze qe u promovua nga opozita e djeshme, si mekanizëm i ardhjes ne pushtet, dhe sot artikulohet nga opozita e sotme për te ardhur ne pushtet…

Duhet te godasim me “topin e drejtësise”, mendesine sulltanore te qeverisjes, per ta zëvendësuar ate, me funksionimin institucional dhe konstitucional… Reformen ne drejtesi nuk mund ta bejne ata qe kane gatuar katrauren institucionale, ashtu si kane bere shume reforma ne emer te popullit, pa e pyetur ate…

Qe ne Kanunin e Skenderbeut, art.III.pika 37 thuhet: “paria a pleqtë, cilido kjofshin, si te perfundojne nji vendim a pleqni te pergjithte, sido qe te jete a te quhet, ja parashtrojne vogjelise per pranim.. dhe ne piken 38, “po bani vogjlia ndonji vrejtje, paria ka detyre ta vej perseri ne shqyrtim, te asaj pleqnie, deri sa te pranohet prej vegjelise ne pergjithsi, dhe athere merr fuqine e ligjes detyruese per te gjithe”.. .

E shikoni sa larg jemi nga “koha e Skenderbeut”… Shqipëria me shume se reforma ne drejtësi, ka nevoje për reformimin rrenjesor te klases politike, e cila pas 25 vjetësh, ka krijuar parlamentin me te paafte dhe me te padenje për shqiptaret…

Share: